E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Rusi te marten diskutime per Sirine

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të takohen me ndërmjetësin ndërkombëtar për Sirinë, Lakhar Brahimi të martën në Gjenevë për të diskutuar modalitetet rreth konferencës paqësore, një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten.

“Çfarëdo bisedimesh, çfarëdo takimesh janë shenjë pozitive”, tha zëdhënësja Corinne Momal-Vanian gjatë një konferencë për shtyp në qytetin zviceran, ku bisedimet u zhvilluan bisedat më 5 qershor. Ka pak gjasa që një konferencë paqësore për Sirinë të zhvillohet para muajit gusht, pasi liderët e G8-së u përballën me refuzimin rus rreth natyrës së qeverisë kalimtare, edhe pse paramendohej se kjo konferencë të mbahej gjatë muajit qershor ose korrik. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›