E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet varr masiv në Dajt

Gërmimet në zonën e Dajtit në periferi të Tiranës kanë zbuluar atë që mund të konsiderohet varr masiv i viktimave të regjimit komunist.
Në këtë zonë, sipas dokumenteve të regjimit komunist rezultonte se ishte kryer varrosja apo groposja e disa personave dhe për këtë shkak, prej mëse tre muajve e gjitha zona po verifikohej me hollësi nga specialistët.
Ditën e djeshme është arritur të gjenden objektet e para si kafka dhe pjesë gjymtyrësh.
Dyshimet kryesore lidhen me persona të ekzekutuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›