E Diel, 1 Nëntor 2026

Formalitet me Kastriotin, Besa nuk i ndahet Dinamos

Aranit Muraci
Besa fitoi ndeshjen e fundit me Kastriotin, 1-0 dhe me kete fitore nuk lejoi Dinamon qe te shkeputej ne krye te klasifikimit, para se te bej llogarite me perballjen direkte te javes se ardhshme. Vendi i dyte i kampionatit, Besa do te udhetoje drejt Tiranes te shtunen e radhes per te frenuar kryesuesit aktuale, Dinamon, me shpresen e fundit qe te rihapet gara per titull. Sidoqofte, dje ne Kavaje, ndaj Kastriotit ka mjaftuar nje gol i vetem i sulmuesit Daniel Xhafaj qe skuadra kavajase te merrte maksimumin e pikeve. Besa zhvilloi nje ndeshje pa shkelqim dhe pa u lodhur, duke menduar edhe per sfiden e radhes, qe do te jete percaktuese edhe per te justifikuar pretendimet e saj, ku shpesh i eshte dashur te akuzoje Dinamon se favorizohet nga gjykimet. Ne perballjen e djeshme ndaj krutaneve fitorja eshte zgjidhur shume shpejt, brenda 45 minutave loje. Pas perfundimit te ndeshjeve te javes e 20-te, Besa me fitoren e djeshme ka blinduar vendin e dyte. Tirana eshte mundur nje ndeshje me pare, ne kryeqytet nga Vllanzia dhe do te kete me te veshtire ngjitjen ne vend te dyte. Kesisoj, skuadra e Duros ndodhet mes dy synimeve dhe paraqitja e mire e ketij sezoni do t’i siguroje pjesemarrjen e sigurte ne Evrope, nese do te ruhet ritmi edhe ne fazen e fundit. Ne ndeshjen tjeter te Superiores qe eshte zhvilluar gjate dites se djeshme, Flamurtari fitoi 2-0 ndaj Apolonise se Fierit. Dy lojtare qe jane afruar gjate merkatos se veres kane shenuar ne ndeshjen e djeshme golat e fitores. Grami zhbllokoi rezultatin dhe Memelli shenoi golin e dyte per vlonjatet, duke shfaqur te njejten agresivitet, si nje sezon me pare, kur u shpall goleadori i kampionatit. Me kete fitore, ekipi vlonjat eshte ngjitur ne zonen “play -out”. Apolonia e trajnerit Hasan Lika, nga pretendimet per ne Evrope e sheh veten shume prane zones se ftohte te renies nga kategoria, pas humbjes se radhes, ne Vlore.

Seria A
Java e 23-te
Atalanta – Bari 1-0
Bolonja - Milan 0-0
Xhenoa - Kievo 1-0
Inter - Kaljari 3-0
Lacio - Katania 0-1
Livorno - Juve 1-1
Palermo - Parma 2-1
Siena - Sampdoria 1-2
Udineze - Napoli 3-1

Inter 52
Milan 42
Roma 41
Napoli 38
Palermo 37
Sampdoria 36
Juve 35
Xhenoa 35
Kaljari 32
Bari 32
Fiorentina 31
Kievo 29
Parma 29
Bolonja 25
Udineze 24
Katania 23
Livorno 23
Lacio 22
Atalanta 20
Siena 13

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›