E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi fiton me Kaljarin, marshim drejt titullit

Interi thelloi diferencen e pikeve ne krye te Seria A, pas fitores se djeshme me rezultatin e thelle, 3-0 ndaj kaluarit. Zikalterit perfituan nga barazimi pa gola i Milanit ne Bolonja, duke hedhur nje hap te sigurte drejt titullit kampion. Golat per Interin u shenuan nga Goran Pandev, Valter Samuel dhe Diego Milit. Djemte e Hoze Murinjos moren tre pike te tjera, duke perfunduar nje muaj perfekt, pas fillimit te pjeses se dyte te ketij edicioni. – ‘Ishte nje fitore e rendesishme sepse morem tre pike dhe thelluam diferencen ne krye, ne 10 pike,” – theksoi Murinjo. – “Ne kishim besim se do te ecnim te sigurte, edhe pas Janarit, ne krye dhe tani ky mentalitet po mbizoteron ne skuader. Kaljari nuk eshte nje skuader e lehte, madje edhe kur ata ishin ne disavantazh te dy golave na krijuan shume probleme,” – u shpreh Murinjo. Portugezi lavderoi ish-lojtarin e Lacios. - “Ishim kompakte dhe solide, nderkohe Pandev zhvilloi nje ndeshje te madhe.” Interi mori kryesimin, pas gjashte minutave loje. Kapiteni i ekipit, Javier Zaneti pasoi sakte per Samuel dhe ky i fundit shenoi per Interin. Eto luajti ndeshjen e pare me Interin, pas kthimit nga Kupa e kombeve te Afrikes, ku luajti per Kamerunin. Samuel krosoi nga kendi per Maikon dhe ky i fundit realizoi golin e dyte te Interit. Me fillimin e pjeses se dyte zikalterit shenuan dhe golin e trete. Me tej, loja ra dhe Kaljari e pa te veshtire qe te arrinte nje rezultat pozitiv, ndaj skuadres me ne forme per momentin, ne Itali dhe Evrope. Pas ketij triumfi dhe me vetem nje hap larg titullit te kater radhazi, zikalterit duhet te masin forcat ne “Champions”, ne nje kompeticion qe pritet me interes dhe me pretendime ne kampin e Interit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›