Tenderet, tani te vlefshem edhe po u paraqit nje oferte Eglantina Nasi
Nje tender, tani e tutje mund te jete i vlefshem edhe nese ne te paraqitet nje oferte e vetme. Ndryshe nga praktika e deritanishme, ku ai cilesohej si i tille nese ne gare ishin te pakten dy konkurrente. Nga ana tjeter, procedurat per tenderimet, do te nisin menjehere pas miratimit te buxhetit dhe jo si rregulli ekzistues, kur bizneset te cilat konkurronin duhej te prisnin per levrimin e fondeve nga qeveria, te drejtorite perkatese. Per te vijuar edhe me faktin tjeter te rendesishem ne fushen e tenderimeve, se tani e tutje nuk do te ekzistoje me institucioni i Avokatit te Prokurimeve. Keto jane tre ndryshimet themelore, qe i jane bere nga qeveria, ligjit per prokurimet publike, te cilat u moren dje ne shqyrtim nga deputetet ne komisionin parlamentar te Ekonomise dhe u miratuan vetem me votat e mazhorances. Nga ana e Agjencise se Prokurimeve Publike, Klodiana Cankja, pohoi se “procedurat nga autoritetet kontraktore, mund te nisin, qe me miratimin e ligjit te buxhetit ne Parlament. Pra, pa pritur celjen e fondeve perkatese te autoriteteve kontraktore”. “Permendim edhe vazhdimin e procedurave, edhe me nje oferte te vlefshme. Aktualisht zgjidhja qe i eshte dhene ne ligjin ekzistues, eshte vazhdimi i tyre nese jane te pakten dy oferta ne gare”, tha mes te tjerash ajo. Ndryshime keto, qe u mbeshteten edhe nga kreu i komisionit parlamentar te Ekonomise, Edmond Spaho. “Qe nga koha e miratimit te fondeve, deri ne momentin qe nis projekti dhe realizohet, kalon nje kohe relativisht e gjate, deri 6 muaj dhe ne humbasim shume kohe, por edhe cilesi, pasi koha eshte e shkurter”, argumentoi ai lidhur me masen e rishikuar te afatit te perfitimit te fondeve nga tenderet publike. Ndersa deputetet e opozites, nga ana e tyre, paraqiten skepticizmin e tyre lidhur me te tilla ndryshime, duke theksuar se ato nuk e persosin procesin e tenderimeve, por e perkeqesojne, duke e klientelitizuar me teper ate. “Ju po vini ketu e po na thoni se ky institucion nuk na duhet me, se na duhej vetem ne ate kohe qe e ngritem si te tille”, parashtroi deputetja socialiste, Mimi Kodheli, rezervat e saj, lidhur me mbylljen e institucionit te Avokatit te Prokurimeve. Duke shtuar se ai eshte i nevojshem pikerisht per te kontrolluar edhe mbarevajtjen e punimeve per tenderet qe jep, pasi nje pjese e mire e tyre nuk arrijne, qe t’i perfundojne ata, brenda afateve. Sipas opozites ne teresi, hidhen hije dyshimi per sa i perket prokurimeve te projekteve, duke qene se viti 2013 eshte nje vit elektoral.