E Diel, 1 Nëntor 2026

Krishtlindjet, familja Berisha, urim 250 mije miqve ne Facebook

Nje urim krejt i vecante vjen kesaj here nga familja kryeministrore e Shqiperise. Shoqeruar me dy foto familjare, kryeministri Berisha dhe familja e tij kane uruar mbare shqiptaret nepermjet rrjetit social “Facebook” me rastin e festes se Krishtlindjeve. Mbi 250 mije miqve te tij ne facebook (dhe jo vetem atyre por mbare shqiptareve), gezuar kete feste mjaft te madhe. Urimi, i publikuar dy ore para mesnates, eshte shoqeruar me dy foto mjaft domethenese, te perbere nga kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, bashkeshortja e tij Liri Berisha, vajza, Argita me bashkeshortin Jamarber Malltezi, si dhe me femijet e tyre, si dhe djali Shkelzeni, me bashkeshorten dhe femijet e tyre. Ndersa fotoja tjeter eshte e perbere nga 16 persona, gjithashtu e publikuar posacerisht per qytetaret shqiptare ne rrjetin Facebook.

Urimi per Krishtlindjet

“Besimtareve te krishtere shqiptare por edhe te gjithe besimtareve te Zotit, familjarisht u urojme nga zemra gezuar festen e bukur te Krishtlindjes, kete dite qe simbolizon mrekulline e madhe te lindjes, te shpreses se pashuar, te besimit por dhe diten e lindjes se Jezu Krishtit, burrit qe aq shume ndikoi me fuqine e tij hyjnore e njerezore ne moralin e qyteterimit te sotem”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›