Zbulon supernovën
Kanadezja 10-vjeçare, Kathryn Gray, është bërë personi më i ri që ka zbuluar një supernova – shpërthimin e yjeve që për disa çaste ndriçojnë tërë galaksinë.
Vogëlushja ka studiuar të dhënat nga observatorët amatorë, të cilët i ishin dërguar babait të saj. Ajo ka vërejtur supernovën më 2 janar. Supernovat janë ngjarje shumë të rralla dhe tregojnë vdekjen e yjeve disa herë më të mëdhenj se Dielli. Supernova është zbuluar në galaksinë UGC 3378 rreth 240 milionë vjet drite larg nga toka në yjësinë Camelopardalis.
Në deklaratën e Shoqatës Astronomike Kanadeze (RASC), zbulimin e ka konfirmuar astronomi i pavarur dhe zyrtarisht është regjistruar. Kathryn ka bërë me gisht nga ekrani dhe ka pyetur “A është supernova?” Jam përgjigjur pozitivisht.
Është fantastike që dikush kaq i ri të interesohet me pasion për astronominë. Ky është zbulim me të vërtetë i pabesueshëm”, ka thënë Paul Gray për mediet lokale. Supernova e re ka fituar emrin “Supernova 2010 lt”.