Zbutet Ivanoviç

Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug se edhe nëse zgjedhjet lokale serbe nuk mbahen në Kosovë, institucionet serbe do të mbijetojnë dhe do të kenë legjitimitet të plotë.
Ivanoviç ka thënë për këtë agjenci se në rast se nuk mbahen zgjedhjet lokale serbe të parapara për 6 maj, atëherë zyrtarët lokalë do të emërohen nga këshillat e përkohshëm.
Mirëpo, Ivanoviç ka shfaqur frikën se këmbëngulja për t’i mbajtur zgjedhjet lokale në këto kushte aktuale, do të rrezikonte zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
"Unë jam i frikësuar se nëse do të vazhdojmë duke këmbëngulur në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në kushtet aktuale, ne do të rrezikojmë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale", citon kjo agjenci paralajmërimin e Ivanoviçit.
Ndryshe, kohë më parë, kryetarja e Kuvendit të Serbisë pati paralajmëruar se zgjedhjet lokale të Serbisë do të mbahen edhe në territorin e Republikës së Kosovës./Kosovapress/