Zbythet rezistenca serbe në veri të Kosovës. KFOR heq një nga një barrikadat

Situata në veri të Kosovës po shkon drejt normalizimit. Pas marrëveshjes mes serbëve të veriut dhe forcave të KFOR-it, rruga që lidh Zveçanin me Zubin Potokun u hap për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Trupat e KFOR zhvendosën barrikadën e mbetur në këtë zonë dhe ngritën pikën e kontrollit në Jagnjenicë. Ndërkohë, arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufijve është përshëndetur nga ambasada amerikane në Prishtinë.
Në një deklaratë shpërndarë për mediat, ambasada shprehet se me marrëveshja mbron interesat e Kosovës si shtet i pavarur e sovran.
Reagime lidhur me marrëveshjen për kufijtë kane ardhur edhe nga presidenti serb Boris Tadiç, i cili kërkon nga BE dhënien e statusit te vendit kandidat gjatë takimit të Këshillit Evropian me 9 dhjetor. Duke folur për mediat vendase Tadiç tha se shteti i tij ka përmbushur detyrimet për të përfituar statusin.