Zbulimi, nga duhani një ilac i ri kundra HIV-it
SHBA- Duhani mund të jetë bimë ideale për të sintetizuar në mënyrë efikase dhe me kosto të ulët ilace të reja të afta për të kontrolluar viruse shkatërrimtare sic është edhe HIV, madje edhe për të shëruar sëmundje të rënda.
Këto janë përfundimet e një projekti kërkimor ndërkombëtar, ku morën pjesë shkencëtarë të këshillit nacional të kërkimeve ( nstituti i Bolonjës dhe Bioteknologjisë Agrare Ibba-Cnr dhe Instituti Gjenetik i Bimëve Igv-Cnr dhe i Universitetit të Veronës)
Pharma-Planta është një projekt i nisur në vitin 2004 dhe i financuar rreth 12 milion euro nga Komisioni Europian dhe përfshin 40 grupe kërkuesish.
"Misioni kryesor i Pharma-Planta ka qenë për të zhvilluar metoda të reja për prodhimin e vaksinave të reja dhe antitrupave që gjendet tek bimët,"- sqaron njëri nga studiuesit, Alessandro Vitale.
Në sajë të bimës së duhanit është prodhuar një produkt që mund të shërbejë si antitrup njerëzor si dhe neutralizon në një spektër të gjërë shumë blloqe të virusit HIV dhe që sipas studiuesve mund të bëhet një antibiotik strategjik për reduktimin e përhapjes së virusit tek njerëzit.
(el.me/BalkanWeb)