Pearl Harbor 70 vjet pas, Obama: Të bashkuar ballë vështirësive
UASHINGTON- Presidenti amerikan, Barack Obama bëri sot homazhe për viktimat e Pearl Harbor, 70 vjet pas tragjedisë njerëzore ku qindra amerikanë humbën jetën.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se përfundimi i Luftës së Dytë Botërore tregoi se asnjë vështirësi nuk është e pakapërcyeshme kur amerikanët janë të bashkuar.
"Rreth 70 vjet më parë, mëngjesi i bukur i një të diele u zbeh nga sulmi i pajustifikuar në Pearl Harbor. Michelle dhe unë bashkohemi me amerikanët për të nderuar kujtimin e më shumë se 2 400 patriotëve, amerikanë, ushtarakë dhe civilë, burra, gra dhe fëmijë që dhanë jetën gjatë luftës së parë në Luftën e Dytë Botërore'', - deklaroi Obama në një komunikatë.
Presidenti amerikan, i lindur në Honolulu, disa kilometra nga Pearl Harbor, 20 vjet pas sulmit, përshëndeti gjithashtu luftëtarët e vjetër dhe të mbijetuarit në Pearl Harbor, të cilët u përgjigjën heroikisht, ishin një motiv frymëzimi për vendin tonë dhe ne vazhduam në rrugën e fitores.
(el.me/BalkabWeb)