Zëdhënësit në krye të detyrës, Silvi Bardhi pret një bebe
TIRANE - Jemi në muajin më të dashur të vitit... Më në fund gushti erdhi bashkë me rrezet e nxehta të diellit, me plazhet e mbushura plot e me pushimet e shumëpritura. Me shumë apo me pak shpenzime, brenda apo jashtë vendit, në det apo në mal, të gjithë i kanë thënë 'stop' punës, e cila nuk mbaron kurrë, të paktën për disa ditë. Por ka edhe përjashtime. Ka edhe nga ata që ditët e nxehta të kësaj vere i kanë kaluar në punë, dhe akoma nuk e dinë se kur do të mund të kenë një javë të lirë. Për pasojë nuk kanë bërë as plane e as rezervime. E kemi fjalën për zëdhënësit e politikës, të cilët pushimet e kësaj vere, i shohin shumë larg, ose nuk i shohin fare... I janë përveshur punës dhe nuk po mund të pushojnë, edhe pse politikanët janë nisur për relax që prej javës së parë të gushtit, kur u zhvillua edhe seanca e fundit parlamentare. Por deklaratat për shtyp, reagimet e kundër reagimet nuk kanë të sosur, kështu që të gjithë zëdhënësit i gjen në Tiranë, në krye të detyrës.
Silvi Bardhi zëdhënësja e Partisë Demokratike, na përmend menjëherë fjalën 'punë'. Edhe pse tani ajo po përjeton një ndryshim të rëndësishëm në jetën e saj, përsëri nuk i ndahet detyrës. "Verën po e kaloj në punë. Nuk e di akoma se kur do të mund të marr ditët e pushimit. Pushimet tona varen nga zhvillimet politike. Besoj se nga fundi i këtij muaji do të mund të shkëputem të paktën për një javë, dhe dëshirën e kam që të shkoj në jug." Pyetjes sonë lidhur me lajmin e shtatzanisë Silvi iu përgjigj: "Po është e vërtetë që pres një fëmijë. Nuk më ka penguar në punë, sepse për fatin tim të mirë, është një shtatzani normale dhe pa probleme fizike. Në punë nuk ka ndryshuar asgjë. Aktiviteti im ka qenë po ka qenë po kaq intensiv. Po përjetoj një shtatzani të qetë e të mbarë dhe uroj që edhe fëmija të më dalë kështu i qetë dhe i mbarë".
Ndërkaq zëdhënësja e Partisë Socialiste Armela Imeraj është nënë e dy fëmijëve dhe vera e saj po kalon në shërbim. Edhe nëse do e kishte kohën e lirë, asaj i duhet të përkushtohet po aq intensivisht, sepse në këtë rast, "shefat" e saj kanë nevojë për të... "Kam pushuar me ditë. Kjo verë ka qenë dhe është e mbushur me punë intensive çdo ditë. Fluksi i punës ishte i madh sidomos deri në datën 6 gusht, domethënë deri në mbylljen e kuvendit. Por edhe pas kësaj date nuk kanë munguar deklaratat për shtyp, reagimet e kundër reagimet. Shpresojmë që nga fundi i këtij muaji të marrim një javë pushime por prapë mendja sivjet është larg detit. Kjo sepse jemi në fazën e daljes së dhëmballëve dhe është goxha e vështirë (qesh). Unë kam dy fëmijë të vegjël të cilët kanë nevojë për përkushtim me kohë të plotë. Më të voglit po i dalin dhëmballët dhe nuk ka qenë fort mirë. Kush është nënë jam e sigurt që më kupton (qesh)", thotë Armela Imeraj.
Një zëdhënës mashkull si Emiljano Aleksi sigurisht që nuk ka problemet që përmendëm më sipër. Zëdhënësi i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte i pari i cili na tha se po bënte pushime. Ai ndodhej në Korfuz por ndryshe nga ç'mund të mendoni, ai na tregoi se edhe pushimet për të bëhen pa shkëputje nga puna. "Jam me pushime që nga data katër e këtij muaji. Për momentin po pushoj me familjen në Korfuz, dhe gjatë rrugës së kthimit do qëndrojmë edhe disa ditë në qytetin e Sarandës. Pastaj në datat 14-15 gusht do kthehem në Tiranë sepse kemi një aktivitet me të rinjtë e LRI-së. Do të shkojmë me ta për disa ditë në Jalë dhe do të bëjmë një kamping. Këto ditë do jenë si gjysmë pushim e gjysmë punë (qesh). Megjithatë mund të them se për punën që ne bëjmë, shkëputje nuk kemi asnjëherë. Jemi 24 orë në punë dhe 24 orë pushim. E rëndësishme është që kudo që të ndodhemi të mos na mungojë televizori, telefoni, dhe të kemi bateri në laptop (qesh). Pavarësisht se me pushime, i kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë kohës, të gjitha zhvillimet politike. Aktivitetet e ministrave si dhe të nënkryetarit të bashkisë së Tiranës z. Petrit Vasili", shton Emiljano Aleksi.
Rasti i Suela Rusetit, zëdhënëses së kryetares së Parlamentit znj. Jozefina Topalli është i veçantë. Ajo ndryshe nga të tjerët është shkëputur fizikisht nga puna që prej 5 muajsh, sepse ka marrë lejen e lindjes. Arsyen se pse themi fizikisht, e tregon vetë mami Suela. "Prej pesë muaj jam me pushime sepse jam bërë nënë. Pjesën më të madhe të kohës sime tani e kanë zënë dy binjakët dhe vajza. Edhe pse jam me leje titujt e lajmeve i shoh çdo mëngjes, të gjitha seancat parlamentare i ndjek live, ndjek pa përjashtim të gjitha lajmet për kryetaren bashkë me fëmijët, të cilët po bëhen fansa të lajmeve (qesh). Jam shumë me fat sepse kam të gjithë mirëkuptimin e kryetares e cila më ka lënë të lirë të përkushtohem ndaj fëmijëve dhe më ka dhënë mundësi t'i rris e qetë. Kur më telefonon dhe flasim për punën, gjithmonë më pyet edhe për fëmijët. Më thotë se e ka ndjerë mungesën time në punë por pastaj shton "Suela ti vazhdo kujdesu për kalamajtë". Të them të drejtën pas kaq muajsh edhe mua më mungon përditshmëria në punë. Jam mësuar me larmi aktivitetesh, ndërsa tani jam përqendruar vetëm në një. Por për asnjë moment nuk shkëputem nga telefoni, dhe përpiqem të punoj nëpërmjet tij edhe sikur të jem në det. Reflekset e punës akoma nuk i kam humbur (qesh). Këto janë jetët e zërit të partive më të mëdha në vend dhe Parlamentit, profesionistë të mbushura me përkushtim në detyrë, që edhe kur pushojnë e kanë mendjen aty, te lajmi.
(er.nu/summer pages/BalkanWeb)