E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremonia me rastin e 10 vjetorit te krijimit te institutit IFIMES

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar si “Personaliteti më Pozitiv për Politikën e Jashtme gjatë vitit 2010”, nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES me qendër në Ljubljanë. Instituti vlerësoi vizionin e z. Meta në krye të diplomacisë shqiptare si një personalitet politik me peshë në rajon dhe me synim të qartë për të krijuar një rajon më të hapur, më pozitiv dhe më të integruar.
Ky çmim iu nda në ceremoninë me rastin e 10 vjetorit të krijimit të institutit IFIMES në Ljubljanë. Çmimi iu dorëzua z. Meta nga z. Stjepan Mesiç, ish President i Kroacisë, njëkohësisht President nderi i IFIMES.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›