E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeko: Luftëtari po shkon drejt titullit kampion

Nga SOKRAT  PAPADHOPULLI

Gjirokastritët presin sot Adën dhe llogarisin vetëm fitoren, në mënyrë që të shkojnë sa më të qetë në Kukës javën e ardhshme

Luftëtari pret Adën për javën e 28-të të kampionatit dhe të gjithë gjasat  janë për fitore. Nëse ndodh kështu, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes BesëlidhjaKukësi, ekipi gjirokastrit do të vazhdojë të kryesojë dhe do të udhëtojë për në Kukës javën tjetër me avantazh pikësh.

Në rast të fitores së Luftëtarit dhe ndalesës së Kukësit, atëherë dueli i të mëdhenjve të kategorisë së parë javën e ardhshme e humbet interesin, që në rast të kundërt do të jetë  i  jashtëzakonshëm.

Kalendari i tri javëve të fundit, ku Luftëtari luan me Adën dhe Mamurrasin në shtëpi dhe Kukësin në transfertë, ndërkohë që rivali, përveç përplasjes direkt në fushën e tij, shkon në Lezhë dhe në Lushnjë, dhe kjo do të thotë se të gjithë rrugët i çojnë gjirokastritët në majën e kategorisë së parë.

Është e pamundur  që në stadiumin Gjirokastra të luhet ndonjë tragjedi spanjolle si ato të ditëve të fundit (BarcelonaÇelsi dhe Real M.- Bajern M.). Aktorët tanë nuk mund të luajnë të tilla, sepse janë larg tyre me vite drite.

Zeko Ilirjan Zeko, përgatitësi i portierëve të Luftëtarit, për ndeshjen e sotme me Adën, por edhe për dy javët e fundit, shprehet:

Kemi bërë përgatitjet e duhura për të mos thënë maksimale për ta përballuar Adën me objektiv të vetëm fitoren. Luftëtari duhet ta pasurojë koleksionin e fitoreve, veçanërisht në Gjirokastër, ku nuk njohim rezultat tjetër. Kjo fitore do të jetë shtysë edhe për dy të tjerat, që ndoshta do të na duhen detyrimisht.

Ekipi ynë, nën drejtimin tonë, me në krye Nevil Deden, si dhe të presidencës, që është në zotërim të situatës, do ti vazhdojë përgatitjet intensive deri në finish, kur do të gëzojmë titullin kampion, që është objektivi ynë. Për ndeshjen me Adën kemi në dispozicion gjithë lojtarët tanë, me përjashtim të Stojës, ndaj do të nxjerrim një foramcion të rrezikshëm për të korrur fitoren, duke luajtur me disiplinë loje, sikundër kemi bërë në shumicën e ndeshjeve të këtij kampionati.

Dhe pikërisht për këtë jemi pretendent i pamohueshëm për suksesin që presim dhe luftojmë për të pestin sezon radhazi, në mënyrë që t i japim gëzim Gjirokastrës sonë, që ka pasur tradita në futboll dhe tani mund të rilindin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›