E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Lezhë shfaqet film pa pare. Kukësi-Luftëtari vendosin kreun pas një jave

Java e 28-të e Kategorisë së Parë ka demostruar se në fund të sezonit më shumë vendosin aleancat sesa përballjet e skuadarve në fushën e lojës. Në Lezhë ka pasur show, goleadë, përmbysje rezultati, kontestim i tifozerisë vendase për atë transformim që Besëlidhja bëri në pjesën e dytë. Kukësi ka fituar 4-3 në Lezhë dhe tani kuksianët janë në lojë edhe për vendin e parë, pasi javën tjetër presin Luftëtarin që është 3 pikë para tyre. Teatri ka qenë i pranishëm në Lezhë, pasi në pjesën e parë Besëlidhja dominon duke shkatërruar 2-0 Kukësin. Por në pjesën e dytë ndodh ajo që nuk mendohej, pasi kuksianët në çerekoren e parë shënojnë plot tre herë, gjë e cila solli edhe irritimin e tifozëve vendas, që akuzojnë skuadrën e tyre për lëshim. Gjithçka ka mbaruar 4-3 për miqtë, por ky takim ka lënë shije të hidhur tek tifozeria lezhjane, pa llogaritur lushnjarët dhe gjirokastritët që i kishin veshët nga kjo sfidë. Luftëtari ka fituar 2-0 ndaj Adës dhe gjirokastritët vijojnë të kryesojnë me 68 pikë, ndërsa Kukësi ndiek me 65. Lushnja ka bërë detyrën edhe kësaj jave, pasi ka fituar 3-1 ndaj Gramozit, një ndeshje që u zhvillua pa praninë e tifozëve. Elbasani dhe Besa janë ndarë në barazim 1-1 dhe me këtë pikë kavajësit parakalojnë Besëlidhjen duke u rënditur në vendin e katërt. E fortë është edhe lufta në fundin e rënditjes, ku Himara ka fituar 3-0 ndaj Vlorës, rival direkt për mbijetesë. Skrapari është kthyer sërish në aktivitet dhe sot u mund 3-2 nga Mamurrasi, takim i cili u luajt në fushën asnjanëse të Beratit. Burreli ka fituar 2-1 me Ilirinë, ndërsa Butrinti ka mposhtur  Gramshin me rezultatin 2-1.

Java e 28-të Kategoria e Parë

 

Luftëtari-Ada               2-0

Shënues: Rraboshta 11, Nora 70′

Besëlidhja-Kukësi      3-4

Shënues: Peqini 19′, Kaçi 45′, Gjorgjeviç 85′/ Jevdjeviç 50′, Hamzaj 58′, Malo 61′, Xhetani 88′

Lushnja-Gramozi        3-1

Shënues: Canka 2 (11-m),  47′ (11-m), Sefa 8 / Hysolli 89′

Elbasani-Besa            1-1

Shënues: Gava 23′ / Mihani 68′

Burreli-Iliria                2-1

Shënues: Salaj38′ (autg), Lekaj 39′ / Ziri 89′

Butrinti-Gramshi        2-1

Shënues: Rugji 31′, Muça 50′ / Koçi 88′ (11-m)

Himara-Vlora               3-0

Shënues: Hoxha 2′, Xhunior 30′, Gjondeda 35′

Skrapari Mamurrasi 2-3

Shënues: Koreshi 14 , Jaho 67′/ M. Dhëmbi 11, Bega 29′, Shima 55′

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›