E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova e vërtetë për Brazilin, sot përballë Bregut të Fildishtë

Për Brazilin vjen edhe prova e parë e vërtetë – Bregu i Fildishtë. Fitorja në ndeshjen e parë kundër korano-veriorëve i ka dhënë kryesimin e Grupit G Selecaos, por një sukses kundër Elefantëve do ti jepte kualifikimin. Tekniku, Carlos Dunga, nuk do të ndryshojë asgjë në krahasim me sfidën e parë, pavarësisht lojës jo brilante të treguar kundër Koresë së Veriut. Përballja në Soccer City me afrikanët e fortë, përbën një sfidë krejt tjetër, për më tepër që nga minuta e parë do të jetë Didier Drogba. Por portieri i Brazilit Julio Cesar, beson në forcën e repartit difensiv të skuadrës.

“Kur u ndeshëm me Chelsea në Ligën e Kampioneve, Drogba nuk luajti shumë mirë, sepse mbrojtësi ynë Lucio zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, duke bllokuar cdo tentativë të tij”, u shpreh Cesar.

Prapavijës së Brazilit nuk mund ti lëvizësh asgjë dhe Dunga propozon edhe një herë rreshtimin 4-sh të Maicon-Lucio-Juan dhe Bastos, ndërsa Melo dhe Gilberto Silva përpara tyre, i garanton suportin e treshes Robinjo-Kaka-Elano, për sulmuesin e vetëm Luis Fabiano. 5 herë kampionët e botës ëkrkojnë fitoren për të kaluar turin, për të mos komplikuar kështu më kot situatën në grupin e vdekjes, kur në fund do të luajnë kundër Ronaldos dhe të tjerëve.

Atmosfera në kampin e Bregut të Fildishtë është sigurisht optimiste ndonëse përballja me Brazilin është ajo që cdo skuadër nuk e dëshiron. Rikthimi pas dëmtimit i sulmuesit të Chelsea, Didier Drogba, plotëson forcën e afrikanëve dhe tekniku Sven Goran Ericksson i beson atij pikën e diamantit të ofensivës së Elefantëve.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›