E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ: Kosovarët në Libi janë në gjëndje të mirë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se në Libi gjenden rreth 40 kosovarë, kryesisht studentë, dhe ata janë në gjendje të mirë.
 

"Në Bengazi të gjithë shtetasit e Kosovës, janë vendosur në familje libiane dhe në kushte të lëvizjes së vështirësuar janë mirë. Për shkak të gjendjes, të gjitha shtetet po hasin vështirësi për evakuimin e shtetasve të tyre", thuhet më tej në deklaratë.

Ministria njoftoi se ka autorizuar ambasadat e Kosovës në Evropë dhe ambasadën në Turqi që të nisin me proçesin e evakuimit të shtetasve të Kosovës nëpërmjet rrugëve ajrore dhe detare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›