Gruevski dhe Ahmeti, marrëveshje për zgjedhjet e parakohshme

VMRO-DPMNE dhe BDI kanë rënë në një marëveshje për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pas një takimi të zhvilluar midis lidërve të këtyre partive.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti janë takuar mbrëmë në qeveri, ku jo zyrtarisht bëhet e ditur se ata do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës.
Një burim qeveritar ka theksuar se Ahmeti dhe Gruevski kanë rënë dakord për mënyrën e shpërndarjes së Parlamentit dhe marreveshjes për të kryer procedurat rreth zgjedhjeve.
Dy partitë sot pritet të konfirmojnë qëndrimet zyrtare lidhur me zgjedhjet e parakohshme, pasi kryesitë e tyre kanë diskutuar lidhur me këtë çështje.