Zelande e re merr flake balona e ajrit 11 viktima
Të paktën njëmbëdhjetë persona kanë humbur jeten në një aksident me balonë ajri, pranë qytetit të Carterton në Zelandën e Re. Policia dhe dëshmitarët thonë se balona goditi linjat e energjisë elektrike dhe mori flakë, para se ulej në tokë.
Incidenti ndodhi në rajonin Uairarapa, rreth 80 km në veri të kryeqytetit Uellington, një zonë që është e popullarizuar me njerëz që merren me këtë hobi.
Pesë çifte nga zona e Uellington ishin në bord dhe drejtuesi i balonës . ndërkohë që askush nuk mundi të mbijetojë.
Aksident ka ndodhur në një tokë bujqësore në Clareville, në veri të Zelandës së Re.
Dëshimtari okular, Bevan Lambess, i cili ishte duke ecur me makinë, tha për agjensinë e lajmeve Reuters se: "Shporta mbajtëse ishte në zjarr dhe pashë diçka që e mbante atë, dukeshin si litarë, por kur u afrova ato në të vërtetë ishin kablli i shtyllave të energjisë elektrike. Më pas e gjithë shporta shpërtheu në flakë”.
Incidenti është fatkeqësia më e madhe e ajrore në Zelandën e Re që nga viti 1979, kur një avion u rrëzua në malin Erebus në Antarktidë, duke vrarë të 257 pasagjerët që ndodheshin në bord.