E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj Kushtetuta flet qarte per zgjedhjen e Presidentit

Deputeti demokat Enkelejd Alibeaj, deklaron se Kushetuta e Shqipërisë është e qartë dhe nuk ka nevojë për interpretim, lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit. Anëtari i Komisionit të Ligjeve thotë se edhe në tre raundet e para kur presidenti nuk mund të zgjidhet pa 84 vota, shumica e të pranishmëve në sallë është e thjeshtë, 71 deputetë. Ekpserica parlamentare e vendit, thekson Alibeaj ka treguar se si për votimet me shumicë të thjeshtë ashtu dhe për ato më shumicë të cilësuar kuorumi i deputetëve është 71 dhe PS-ja nuk do të mund ta bllokojë këtë proces as në vitin 2012.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›