E Martë, 3 Nëntor 2026

Zelenski në vendet baltike: Kemi ndalur Rusinë, por na duhen më shumë sisteme kundërajrore

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenksi (Volodymyr Zelenskyy)  tha të mërkurën se forcat ushtarake të vendit të tij i kanë treguar botës së ushtria ruse mund të ndalet, porse qeveria ukrainase ka nevojë të madhe që aleatët perëndimorë të dërgojnë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, për të ndalur valët e njëpasnjëshme të dronëve dhe raketave ruse, njofton Zëri i Amerikës.

Në Vilnius, ndalesa e tij e parë gjatë një vizite dyditore në vendet balltike, presidenti ukrainas Zelenski u takua me presidentin lituanez Gitanas Nauseda.

Më pas, zoti Zelenski tha se “kemi provuar që Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundshëm”.

Por, ai shtoi se “na mungojnë së tepërmi sistemet moderne të mbrojtjes ajrore, ato që na duhen më shumë”, për të luftuar ndaj valëve të sulmeve ajrore ruse.

Mbi 500 dronë dhe raketa kanë goditur Ukrainën në periudhën 29 dhjetor–2 janar.

Zoti Zelenskyy pranoi megjithatë se rezervat janë të pakta në vendet që munden ta ndihmojnë Ukrainën.

“Depot janë bosh”, tha ai. “Dhe ka shumë sfida për mbrojtjen botërore”.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›