E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky: Bota do të dënojë referendumet farse të Rusisë në zonat e pushtuara në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky tha se bota do të dënojë referendumet farse që Rusia kërkon të zhvillojë në rajonet e pushtuara në Ukrainë.

“Bota do të reagojë me drejtësi absolute ndaj referendumeve të rreme të mbajtura nga Rusia në rajonet e pushtuara dhe të cilat do të dënohen pa mëdyshje”, tha Zelensky.

Zelensky tha se “referendumet e rreme” të mbajtura në katër rajone të Ukrainës për aneksimin në Rusi përbëjnë “një farsë”.

Rusia kërkon të zhvillojë referendume në zonat e pushtuara që të bashkohen me Rusinë. Referendumi do të zhvillohet më 27 shtator, ndërsa ushtarët rusë ka ndalë derë më derë për të marrë votat e banorëve. “Aneksimi” nuk do të njihet ndërkombëtarisht, por mund të çojë në pretendimin e Rusisë se territori i saj është nën sulm nga armët perëndimore të furnizuara në Ukrainë, gjë që mund të përshkallëzojë më tej luftën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›