Zelensky: Çlirimi i Ukrainës, mbetet prioritet parësor

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur sot se mbetet prioritet ecja përpara për çlirimin e Ukrainës.
“Mbajtja e situatës në front dhe përgatitja për çdo hap të përshkallëzimit të armikut është një prioritet për të ardhmen e afërt”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm ku detajoi takimin e tij me shtabin e komandantit suprem dhe komandantët rajonalë.
“Ecja përpara me çlirimin e mëtejshëm të tokës tonë është një prioritet që ne po e përgatisim me kujdes”, shtoi ai.
Zelensky falënderoi gjithashtu Forcën Ajrore të Ukrainës, e cila tha se rrëzoi gjysmën e raketave dhe dronëve që Rusia përdori në sulmin e saj të enjten.
/rtsh.al/