E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zelensky: Evakuohen 300 civilë nga fabrika e çelikut Azovstal

300 civilë janë shpëtuar që nga fillimi i evakuimeve nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës të shtunën raporton CNN.

Kjo shënoi fundin e fazës së parë të evakuimeve, e cila filloi pak më shumë se një javë më parë, duke nxitur një falënderim nga udhëheqësi ukrainas.

“I jam mirënjohës ekipeve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara që na ndihmuan të kryejmë fazën e parë të misionit të evakuimit Azovstal. Më shumë se 300 njerëz u shpëtuan, gra dhe fëmijë.”

Autoritetet tani po përgatiten për fazën e dytë të evakuimit të të plagosurve, mjekëve dhe ushtarakëve.

Që nga e shtuna, ushtria ruse ka shkatërruar ose dëmtuar rreth 200 objekte të trashëgimisë kulturore, shtoi Zelensky.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›