Dyshohet se 60 persona kanë vdekur pas sulmit me bombë në një shkollë në Ukrainë

Dy persona janë vrarë në bombardimin rus të një shkolle në fshatin ukrainas Bilohorivka dhe 60 që mbetën nën rrënoja dyshohet se kanë vdekur, tha të dielën Serhiy Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhansk raporton CNN.
Rusia hodhi një bombë të shtunën pasdite në shkollën ku ishin strehuar rreth 90 njerëz. Tridhjetë persona janë shpëtuar.
“Shtatë prej tyre u plagosën”, shkroi Gaidai në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram. Gjashtëdhjetë njerëz kishte të ngjarë të kishin vdekur nën rrënojat e ndërtesave.
Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha se 30 persona të strehuar në shkollë ishin shpëtuar, nga të cilët shtatë u plagosën.
Trupat e dy personave u gjetën në rrënoja, tha Hayday në një postim në Telegram të dielën, duke shtuar se “ka të ngjarë që të gjithë 60 personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesës të jenë vrarë”.
Një avion rus kishte hedhur një bombë në shkollën në fshatin Bilohorivka, e cila është rreth shtatë milje larg vijës së frontit, sipas Hayday.
Sulmi goditi rreth orës 16:37 me kohën lokale të së shtunës, duke shkaktuar zjarre që u deshën pothuajse katër orë për t’u shuar, tha ai.