E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moto GP, Oliveira triumfon në Indonezi

Miguel Oliveira fiton Çmimin e Madh të Indonezisë në MotoGP. Në cirkuitin e Mandalika, piloti portugez në KTM fitoi një garë që e dominoi që në fillim, në të cilën krijoi një boshllëk pas tij që në xhirot e para. Në podium edhe Fabio Quartararo (Yamaha) e francezi Johann Zarco (Pramac). Jack Miller dhe Alex Rins plotësojnë Top 5, ndërsa Franco Morbidelli përfundon në vendin e shtatë.

Zhgënjimi i vërtetë i ditës është Bagnaia. Krahasuar me zero në Katar, këtë herë të paktën Pecco e përfundon garën, megjithatë ai nuk mund të mjaftohet me vendin e tij të 15-të, veçanërisht për shkak të kohës së shokut të tij të skuadrës Miller.

Jashtë Dovizioso dhe Martin (zero e dytë e sezonit), të cilët humbën kontrollin e motorrit për shkak të lagështirës. Gara në fakt u karakterizua nga shi i rrëmbyeshëm që goditi pistën indoneziane dhe që shkaktoi një vonesë prej më shumë se një orë, si dhe një ulje të xhirove nga 27 në 20.

Klasifikimi final

  1. Oliveira
  2. Quartararo
  3. Zarco
  4. Miller
  5. Rins
  6. Mir
  7. Morbidelli
  8. D. Binder
  9. A. Espargaro
  10. B. Binder
  11. Bastianini
  12. P. Espargaro
  13. A. Marquez
  14. Marini
  15. Bagnaia
  16. Vinales
  17. Fernandez
  18. Di Giannantonio
  19. Nakagami
  20. Bezzecchi
  21. Gardner

Jashtë:

Dovizioso

Martin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›