E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky mbërrin në Kanada, kërkon mbështetje për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot më në Kanada. Qëllimi kryesor i vizitës është sigurimi i mbështetjes për sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe për përgatitjet e nevojshme për sezonin e dimrit, një periudhë që pritet të jetë veçanërisht e vështirë për vendin.

Sipas informacioneve zyrtare, Zelensky pritet të zhvillojë “takime të rëndësishme” që synojnë forcimin e partneritetit strategjik midis Ukrainës dhe Kanadasë për vitet e ardhshme. Më vonë gjatë ditës, ai do të takohet me Kryeministrin kanadez Mark Carney.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti ukrainas shkroi se “ne do të diskutojmë se si të forcojmë qëndrueshmërinë tonë, të mbështesim njerëzit dhe të sigurojmë që Ukraina të ketë aftësitë që i nevojiten për të mbrojtur veten.”

Vizitë e tij në Kanada vjen menjëherë pas udhëtimit në Norvegji.

Më 9 shtator, Zelensky dhe Bashkëshortja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, morën pjesë në funeralin e mbretit Harald V në Oslo.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin norvegjez, presidenti ukrainas u takua edhe me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre.

Në atë takim u diskutua mbi forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe avancimin e programit anti-ballistik Freyja, ndërsa pati raportime se një dron i dyshuar rus i tipit Shahed për pak sa nuk është përplasur me avionin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, teksa ai po largohej nga Moldavia më 8 shtator.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›