E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjeshta sjell turistë në Shkodër, vizitorët zgjedhin qytetin dhe Alpet shqiptare

Rrugët e qytetit, por edhe destinacione si Komani dhe Alpet shqiptare, vazhdojnë të tërheqin vizitorë të huaj, të cilët zgjedhin të kalojnë disa ditë mes natyrës dhe kulturës shqiptare.

“Unë vij nga Amerika, është hera e parë në Shqipëri. Më pëlqen shumë, këtu është shumë bukur. I dua shumë malet, krejt ndryshe nga Amerika. Do të qëndroj një javë këtu. Sot është dita e parë këtu dhe akoma s’kam vizituar asgjë.”

“Vij nga Belgjika. Shumë bukur, njerëz të mirë! Nuk është shumë vend i shtrenjtë, është një eksperiencë e mirë. Po vij nga Komani, qëndrova 3 ditë. Ishte shumë qejf.”

“Vij nga Amerika, nga Kolorado. Kam ardhur për të vizituar këtë vend të mrekullueshëm dhe s’kam provuar ndonjëherë ushqim më të mirë se këtu në jetën time! Jam shumë e emocionuar që jam këtu”, thanë disa turistë.

Për shumë turistë, vjeshta ofron qetësi, temperatura të favorshme dhe mundësinë për të shijuar më nga afër bukuritë natyrore të veriut të Shqipërisë. Kjo po e kthen Shkodrën në një destinacion të preferuar edhe jashtë sezonit tradicional turistik, ku krahas atraksioneve në qytet, Alpet mbeten një tjetër destinacion i vjeshtës.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›