E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky nga Brukseli: Vendimi për paketën e mbështetjes të merret deri në fund të vitit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka këmbëngulur në atë që e quan rëndësinë thelbësore të financimit evropian për stabilitetin e Ukrainës, si dhe për fuqinë e saj negociuese ndaj Rusisë dhe aleatëve të saj. Thirrjen presidenti ukrainas e bëri në një konferencë për shtyp pas pjesëmarrjes së tij në samitin e BE-së me udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ai përsëriti se vendimi për paketën e mbështetjes mund dhe duhet të merret “deri në fund të vitit”, duke u dërguar një mesazh të qartë kryeqyteteve që dëshirojnë një shtyrje.

Zelensky e përshkroi financimin si një parakusht jo vetëm për vazhdimin e mbrojtjes ukrainase, por edhe për funksionimin e shtetit, duke theksuar se çdo vonesë do të hapte pyetje rreth “si do të përballojë Ukraina vitin e ardhshëm” pa paratë evropiane.

Ai shpjegoi se ekzistenca e fondeve të garantuara do t’i mbyllte këto pyetje paraprakisht, duke lejuar që bisedimet me partnerët të përqendrohen “në arsyet e vërteta që mund ta ndalojnë Putinin” në vend të ankthit për mbijetesën ekonomike të Ukrainës.

Ai theksoi gjithashtu se vendimi i BE-së, nëse është pozitiv, mund të shërbejë si shembull për vendet e

Lidhur me rolin e Evropës, Zelensky theksoi se prania evropiane – qoftë përmes pjesëmarrjes në skemat e “aleancës së të vullnetshmëve” apo në mënyra të tjera – zvogëlon ndjeshëm rrezikun e një agresioni të ri rus.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›