E Diel, 1 Nëntor 2026

Masat e sigurisë për të akuzuarit e AKSHI-t, GJKKO lë në arrest shtëpie drejtoreshën Karçanaj, në fuqi dhe masat për të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtoreshën  e AKSHI-t Mirlinda Karçanajn, zëvendësen e saj Hava Delibashi, zyrtarët e tjerë të këtij institucioni si dhe numrin dy të policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Sipas vendimit të trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, masa e “arrestit në shtëpi” mbetet në fuqi për drejtoreshën e AKSHI‑t, Mirlinda Karçanaj, si dhe për zëvendësen e saj, Hava Delibashi.

Për zyrtarin e policisë Erion Ismaili, gjykata vendosi të vijojë masa “pezullim nga detyra”, ndërsa njëkohësisht i revokoi ndalimin e daljes jashtë shtetit.

Ndërkohë, për tre zyrtarët e tjerë të AKSHI‑t—Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta—u la në fuqi masa shtrënguese “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

SPAK kërkoi 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI. Sipas SPAK, këta persona dyshohen se kanë favorizuar disa kompani kundrejt disa të tjerave për përfitimin e tenderave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›