Zelensky thirrje aleatëve: Përshpejtoni dërgesave e ndihmave ushtarake

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje sërish Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë “të zbatojnë shpejtë” marrëveshjet për armët dhe furnizimet e tjera për të ndihmuar vendin e tij në luftën kundër pushtimit nga Rusia.
Në një video-mesazh të publikuar në orët e vona të 14 shtatorit, ai tha se “është e rëndësisë kritike që të gjitha shtetet, veçmas SHBA-ja, të zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura me Ukrainën”.
“Ndikimi duhet të ndihet në front. Çdo vonesë e pakove ushtarake ka pasoja negative në front. Çdo dërgesë në kohë, dërgesë e shpejt ka ndikim pozitiv”, tha Zelensky.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës i ka dorëzuar së fundmi një letër kërkesë SHBA-së për të blerë 12 helikopterë VIPER.
Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov tha se Rusia dëshiron të fitojë luftën kundër Ukrainës deri në fund të vitit 2025 apo në fillim të 2026, pasi nga vera e vitit të ardhshëm Kremlini do të ballafaqohet me probleme serioze ekonomike dhe do të ketë nevojë për mobilizim për më shumë trupa.
Ai tha se nëse Rusia nuk do të ketë sukses deri në vitin 2026, ajo do të humbë statusin e saj të superfuqisë. Megjithatë, Budanov shprehu shqetësim për rritjen e prodhimit të bombave nga Rusia si dhe dërgesat e municioneve të artilerisë nga Koreja e Veriut, që paraqesin probleme të mëdha për forcat ukrainase në fushëbetejë.
“Pheniani furnizon me sasi të mëdha municionesh artilerie, gjë që është kritike për Rusinë”, tha ai, duke treguar për ndikimin për keq në fushëbetejë pas dërgesave të tilla.
/rtsh.al/