Konte: Jam ambicioz, dua një Totenhem konkurues

“Gjithmonë kam thënë se në fund të sezonit ishte shumë e rëndësishme për mua që të flisja me klubin për të marrë një vendim. Ishte shumë e lehtë për të vazhduar këtë projekt, sepse kam edhe një vit në kontratën time dhe sapo kemi filluar”. Fjalët e trajnerit të Tottenhamit, Antonio Conte, në konferencë për shtyp gjatë udhëtimit të skuadrës angleze në Korenë e Jugut.
Trajneri italian përsëriti se sa e rëndësishme është që ambiciet e tij të përmbushen nga klubi. Me besim të madh në projekt, ai deklaroi: “Unë mendoj se sezoni i kaluar, përfundimi në top katërshe ishte një arritje e madhe për të gjithë ne, por mendoj se sapo kemi filluar. Duhet kohë dhe durim, por do të jetë e rëndësishme që të jemi më të fortë se e kaluara, kam ambicie dhe është e njëjta gjë për klubin”.
Tottenham lëvizi shpejt për të nënshkruar me Richarlison nga Everton, Yves Bissouma nga Brighton, Ivan Perisic nga Interi, Fraser Forster nga Southampton dhe Clement Lenglet në huazim nga Barcelona. “Klubi dëshiron të ndërtojë diçka të rëndësishme për tifozët”.
“Ambicia jonë është të përpiqemi të përmirësohemi dhe të jemi konkurrues në të gjitha garat. Sezonin e ardhshëm ne do të luajmë Champions League, FA Cup dhe Carabao Cup, dhe kemi nevojë për një skuadër të shkëlqyer. Duhen shumë lojtarë që të përballen me këto gara dhe të jenë konkurrues”, shpjegoi Conte.