E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zemerimi i Bashkimit Europian per skandalin e Datagate

Kapitulli i ri i skandalit Datagate, që ka të bëjë me spiunimin nga ana e agjentëve sekretë amerikanë diplomatëve europianë, dhe që u publikua nga gjermania “Der Shpigel”, ka ngrirë marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
Deri aty sa tashmë ka dhe dyshime për nisjen e bisedimeve për ndërtimin e një zone për tregtinë e lirë, më të madhen në botë. 
Ka qenë shumë i ashpër reagimi i presidentit të parlamentit europian, Martin Shulc. Ai është shprehur se nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë Bashkimi europian po trajtohen si nëj fuqi armiqësore. Nuk e di nëse është e nevojshme që vendet demokratike të spiunojnë njëra tjetrën. Ka përfunduar ai. 
E në fakt nën përgjim kanë qenë selitë europiane në Uashington dhe në Nju Jork por dhe zyrat në Bruksel, si dhe në Frankfurt, kryeqytetin bankar dhe financiar të Bashkimit Europian. 
Ministri i jashtëm i Luksemburgut është shprehur se nuk është e mundur që të sulmohen bazat e lirisë. Dhe se tashmë duhet rivendosur besimi në nivele më të larta mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Uashingtoni ka bërë të ditur se do të ketë shpjegime por jo publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›