E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat per spiunazh ne ambasada

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka dhene nje reagim paraprak për akuzat rreth programeve të mbikëqyrjes të Shteteve të Bashkuara. “Dua të them se secili vend në botë, i cili është i angazhuar në çështjet ndërkombëtare dhe të sigurisë kombëtare, ndërmerr aktivitete të shumta për të mbrojtur sigurinë e tij. Dhe kësaj i kontribuojnë të gjitha llojet e informacioneve. Më shumë se kaq nuk do të komentoj derisa t’i kem të gjitha faktet dhe të di saktësisht se si qëndron situata”, ka thënë Kerry në Brunei.
Mediat britanike dhe gjermane kanë cituar disa informacione të dhena nga ish-punonjesin e inteligjencës amerikane, Edëard Snoëden. Sipas tij Uashingtoni ka spiunuar 38 ambasada dhe zyra përfaqësuese të aleatëve evropianë dhe joevropianë, përfshirë Francën, Italinë, Greqinë, Japoninë dhe Turqinë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, kanë kërkuar shpjegime nga Uashingtoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›