E Diel, 1 Nëntor 2026

Zenelaj: Punimet në rrugë do të përfundojnë brenda afateve të caktuara

bashkjia-taulantiTiranë- Punimet e nisura në infrastrukturën rrugore do të përfundojnë brenda afatave të përcaktuara.

Drejtori i menaxhimit të shërbimeve publike pranë Bashkisë së Tiranës, Taulant Zenelaj inspektoi sot punimet në rrugën Ilia Dilo Sheperi në njësinë 5 e cila lidh Selitën me Unazën e Madhe.

Zenelaj siguroi qytetarët se vlera e banesave të tyre rritet nga ky investim i bashkisë.

Ai tha se Bashkia nuk do të cënojë standardin dhe parametrat bashkëkohore për qytetarët.

Punimet janë shtrirë në të gjitha rrugët kryesore të qytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›