Berisha u shet armë diktatorëve. Forcat e Armatosura janë kthyer supermarket
Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi sot kryeministrin Berisha dhe Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami se sipas tij, u kanë shitur armë diktatorëve dhe kanë shndërruar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në një supermarket.
Në një dalje për mediat,në kuadër të fushatës “100 arsye për të mos votuar Berishën”, Balla iu referua raportit të OKB-së ku thuhet seqeveria shqiptare shkeli embargon ndërkombëtare të vendosur ndaj Libisë gjatë konfliktit civil që përfshiu vendin afrikano-verior për rrëzimin e Muamar Gadafit.
Në raportin e OKB, përshkruhet edhe linja e trafikut të armëve dhe kompanive të përfshira në të. Nisur nga ky raport, më herët deputeti Braçe akuzoi qeverinë shqiptare se ka tradhëtuar NATO-n duke i shitur armë Gadafit.
Por Ministria e Mbrojtjes reagoi duke hedhur poshtë pretendimet e PS-së, dhe deklaroi se vendi ynë nuk ka shkelur asnjë embargo dhe se armët drejt Libisë ishin për rebelët dhe jo për forcat e regjimit anti- Gadaf.
Deputeti socialist gjithashtu akuzoi ministrin Imami, se po shet me çmime qesharake pronat e ushtrisë shqiptare nëpër reparte dhe zona të tjera.