Zeniti, 25 milionë për Nanin

Zenit St Petersburg është duke bërë ofertë për anësorin e Manchester United, Nani.
Zenit është i paepur të mbyllë harxhimet marramendëse të verës me edhe një transferim të famshëm.
TalkSport shkruan se menaxheri Luciano Spalletti dëshiron të shtojë edhe më shumë kualitetet në ekipin e tij, dhe Nani është shënjestra kryesore.
Skuadra ruse është e gatshme të paguajë 25 milionë paund, nëse United lejon portugezin të largohet. Afati kalimtar në Rusi mbyllet sot, 6 shtator.