E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e shohin analistet greke projektin per ristrukturimin e borxheve greke

Kete jave konkretisht sot mberrijne ne Athine ekipet e eksperteve teknike te troikes per te vendosur mbi disbursimin e kestit te 5-te prej 12 milarde eurosh te paketes se ndihmes prej 110 miliarde eurosh. Javen tjeter vijne kreret e troikes te cilet do te vendosin per fatin e masave prej 26 miliarde eurosh shtese per periudhen 2012-2015 dhe programin e sigurimit te 50 miliarde eurove nga shfrytezimi i pasurise publike qe me 15 maj do ti paraqiten parlamentit per aprovim.

Shpenzimet publike arrijne ne 115 miliarde euro ne vit kurse te ardhurat ne arkat e shtetit vetem 92 miliarde pra krijohet nje deficit prej 23 miliarde eurosh te cilit iu shtuan dhe 3 miliarde te deficitit te 2010-es pasi konteri i deficitit buxhetor regjistroi 10.5 nga 9.4 qe parashikohej. Kete distance duhet ta mbyllim te ulim deficitin ne 3 dhe te marrim te gjitha masat ne fushen e shpenzimeve por edhe te te ardhurave qe vendi te mos krijoje me deficite thote zevendes ministri i Financave Filipos Sahinidis.

b

Ne fakt ekonomise greke ne recesion te thelle -4.5 i kerkohet te kryeje nje beme herkuliane per shkak dhe te malit te borxheve qe mbart mbi supe qe per vitin 2010 u rriten ne 346 miliarde euro 142 te GNP-se nga 283 miliarde te 2009-es. Ne nje situate te tille qe ngjan me nje rruge pa krye u be pothuajse teme e dites edhe ristrukturimi i borxhit qethja sic quhet ndryshe e nje pjese te tij se numrat nuk dalin qe ekonomia te mund te marre fryme dhe te hyje ne orbite zhvillimi. Ky eshte edhe argumenti i Berlinit ndashsic u shpreh edhe nga dy keshilltare te kancelares Merkel ne median greke te se dieles se fundit- qe nuk ngurron te diferencohet dhe nga Brukseli duke kerkuar ristrukturim tani dhe jo pas vitit 2013.

I pashmangshem dhe bile thjesht ceshtje kohe ristrukturimi Pala politike evropiane duket se nuk do ristrukturimin tani persa kohe eshte ne fuqi Mekanizmi i Perkohshem i Ndihmes. Nuk shprehet kunder ristrukturimit ne pergjithesi i thote DW publicisti dhe analisti i ceshtjeve ekonomike Mihalis Jellandalis per te shtuar se Brukseli Trichet Olli Rehn do te donin qe kjo te behet pas vitit 2013 dhe me vone kur te jete ngritur Mekanizmi i Perhershem i Ndihmes Evropiane.

Por pse ky nxitim i Berinit qe duket se injoron edhe argumentin e Athines per kompletimin me pare te ciklit te reformave Problemi duket se krijohet kryesisht nga pala gjermane qe me te drejte mendon se ne qofte se do te shkojme pas vitit 2013 peshen me te madhe do ta mbarte mbi supe ekonomia gjermane taksapaguesi gjerman. Mire apo keq eshte nje opinion mbizoterues ne keto momente dhe ne kampin e kancelares gjermane edhe ne Shkollen e Berlinit thote Jellandalis dhe permend faktin se bankat gjermane munden te shesin nje pjese te obligacioneve greke me cmim te qethur qe do te thote se vleresojne se mund te marrin persiper tani nje kosto qe nuk do te jete aq e dhimbshme se sa te paguajne kryesisht ata me vone.

Me sa duket pala gjermane nuk mundet me edhe per arsye financiare por edhe per arsye politike ndashme 2013 jane zgjedhjet dhe Merkel nuk bind dot elektoratin e saj per ndihmen ndaj Greqise- qe te ngreje peshen e financimit jo vetem te Greqise por edhe te vendeve te tjera si Irlanda Portugalia Spanja dhe ndoshta dhe Belgjika i thote Deutsche Welles analisti Dhimitris Kazaqis i njohur per oponencen e tij te ashper ndaj kursit te ndjekur qeveritar. Sipas tij kostoja e ristrukturimit te borxhit grek eshte shume me e madhe nga sa mund te mendohet. Greqia ne thelb qe te mund te kete mbeshtetjen e duhur qe tia dale mbane deri ne vitin 2015 nevojitet nje mbeshtetje financiare prej 400 miliarde eurosh. Qe te mund te beje ristrukturimin e borxhit duhet te shtyje afatin e skadimit ne mbi 184 miliarde euro deri ne vitin 2015. Kush do te marre persiper ti ofroje Greqise nje ndihme te tille pyet analisti grek i cili te historia e ristrukturimit sheh nje loje spekulante te bankave perfshi edhe ato gjermane me obligacionet greke te hapur sipas tij me deklaraten e ministrit te Ekonomise Scoble me 14 prill qe la te hapur mundesine e ristrukturimit te borxhit grek.

b

Per Kazaqisin ne te vertete ristrukturim dhe falimentim eshte e njejta gje. Ai shpreh friken se ristrukturimi i perfolur do te degradoje ne nje falimentim absolut si ne rastin e Argjentines qe ne gusht 2001 iu dhane 100 miliarde dollare per ristrukturim dhe deshtoi plotesisht. I njejti skenar po ndiqet edhe me Greqine. Nuk e di nese kjo eshte e qellimshme apo thjesht ushqejne iluzione ata qe e vene serish ne eficense. Ne kete kuptim ai nuk e konsideron ristrukturimin nje te keqe te domosdoshme por nje te keqe te iniciuar.

Problemi sipas tij nuk eshte nese falimentiimi do te behet nje here e mire apo me doza qe mund te jete nje proekupacion spekulantesh ndoshta dhe bankieresh apo poseduesish obligacionesh por jo te nje vendi dhe te nje populli qe vuan te zite e ullirit nga politika e Memorandumit te troikes. Problemi eshte tjeter. Ceshtja eshte te mos falimentoje vendi. Pyetja qe shtrohet eshte pse nje gje e tille nuk proekupon asnje force politike as ne Greqi as ne eurozone.

Perkunder opinionit thjeshtezues qe e shikon ristrukturimin por akoma edhe falimentimin e plote si shkurtim te borxhit dhe jo dhe si zhytje ne sketerre per bankat dhe siguracionet greke qe posedojne 80 te obligacioneve Kazaqis drejton apel per realizem Akoma dhe sikur te mund te qethim borxhin publik rreth 50 ekonomia greke perseri nuk do te kete tepricat qe i duhen ne keto momente per te paguar gjysmen tjeter te borxhit. E vetmja zgjidhje sipas Kazaqis ne kete situate eshte qe Greqia te rifitoje tri avantazhet e humbura E para eshte sovraniteti yne pra shteti te rifitoje sovranitetin e humbur me memorandumin. E dyta eshte qe obligacionet greke qe perbejne 84 te borxhit kryesor jo atij te ndihmes prej 110 miliarde eurosh te mos shmderrohen ne eurobonde apo brandy bonds te mbeten ne juridiksionin e shtetit grek dhe te ruhet sovraniteti mbi to. E treta shteti te rifitoje instrumentet e politikes financiare qe se bashku me nje periudhe 10-vjecare moratoriumi te borxhit do ti japin mundesine ekonomise te rimekembet dhe te filloje shlyerja e nje pjese te borxhit.

b

Por kjo sic pranon edhe analisti Kazaqis kerkon zemergjeresine e pales se kreditoreve qe zakonisht nuk ofrohen si pale e dyte per nje tango te tille. Atehere i vetmi opcion sadopak lehtesues mbetet ristrukturimi Nje ristrukturim miqesor qe sipas cdo gjase do te kete shtyrje te afatit te shlyerjes eventualisht nje periudhe faljeje dyvjecare dhe natyrisht nje kamate 1 me te ulet thote analisti tjeter Mihalis Jellandalis qe ceshtjen greke e shikon te menaxhueshme vetem po te shihet si pjese e nje krize borxhi te gjithnje e me shume vendeve evropiane.

Niko Anagnosti

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›