E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zenun Pajaziti kryetar i PDK-së në Gjilan

I erdhi fundi maratonës së zgjedhjes së kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan. Pas shumë shtyrjeve, zvarritjeve dhe shtyrjeve ndërmjet kandidatëve më në fund Hashim Thaçi foli dhe i bindi kryesinë e PDK që të votohet me koncenzus për zgjedhjen e Zenun Pajazitit, kryetar të PDK-së në Gjilan.

Zenun Pajaziti mori besimin e Thaçit dhe të kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan, transmeton Rajonipress. Ende ka mbetur e paqartë se kush do të jetë kandidati për kryetar komune meqë kjo pikë akoma nuk është arritur të diskutohet.

Ndërkaq nga ky takim janë zgjedhur edhe nënkryetarët e PDK-së Qemajl Mustafa , Izmi Zeka, Nijazi Idrizi, Sabedin Kadriu e Shukrije Rapuca.

Sekretar organizativ është zgjedhur Bujar Nevzadi dhe sekretar administrativ, Shefik Surdulli, kurse arkëtar, Sahit Abazi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›