Zeqije Nuri: Napoleon Zervës i kërkova të më therte kur deshi të më marrë nderin
TIRANE- Historia e Zeqije Nurit s’ka të sosur, prej surprizave dhe anktheve shokuese. Kur sa kishte mbushur 18 vitet, ajo po përjetonte tragjedinë më rrëqethëse që mund të jetë bërë mbi qeniet njerëzore të paktën në këto dy shekujt e fundit. Ajo rrëfen momentet kur forcat e Napoleon Zervës vërshuan mbi Çamëri dhe kryesisht në qytetin e parë të masakrës, Paramithi, ai qytet ku Zeqije Nuri kalonte vitet e para të krijimit të familjes së re. Por s’ishte e thënë as për të dhe për të gjithë Çamërinë. Thika greke e njerëzve të kapedanit kriminel Napoleon Zerva nuk do të kursente jo vetëm burrat, por edhe gratë, pleqtë dhe fëmijët. Fëmijë të vdekur; burra të copëtuar; njerëz të masakruar; gra me bark të çarë që do t’u nxirreshin fëmijët nga barku i shqyer, me dorë; përdhunime dhe tmerre të gjithfarëllojshme do të shikonin sytë e saj në ato ditë qershori në Paramithinë e zotëruar nga ushtarët e Zervës. Në shtëpinë e Zeqije Nurit nuk ngelën pa u plaçkitur nga renegatët dhe plaçkitësit e rëndomtë, përveç bizhuterive dhe stolive të florinjta edhe ushqimet dhe orenditë e shtëpisë së vjetër të saj, të ndërtuar në truallin e gjyshërve të burrit. Ajo do të shikonte me sytë e vet njerëzit e therur dhe ata që copëtoheshin nga thika e kriminelëve të pashpirt. Do të shikonte duke u djegur e gjallë, si e kishin lyer me benzinë, kunatën e saj, që do të shkrumbohej duke ngulur sytë e duke parë e tmerruar dy fëmijët e saj të mitur, që rrinin të lebetitur pranë të ëmës, duke mos kuptuar ç’po ndodhte. Jo vetëm kaq, por Zeqije Nuri veç të tjerash do të përjetonte edhe momente të tilla të pabesueshme, kur do të merrej dhe do të çohej me foshnjën dy vjeçe në duar mbi varrin e hapur, gati për t’u ekzekutuar nga grekët që dikur i kishte pasur shokë të një klase. E ndërsa do të kalonte orë dhe minuta tmerri dhe rrëqethjeje deri në shokim psikologjik, së fundmi do të përfundonte në burgun famëkeq, të improvizuar posaçërisht për vajzat dhe gratë çame. Sot, Zeqija tregon si u izoluan të gjitha gratë çame në burgjet e improvizuara. Torturat, sëmundjet, vdekjet masive, si dhe rreziku i rrëmbimit të tyre nga jashtë. Takimi me Napoleon Zervën dhe guximi i saj për ta sfiduar atë. Cilat ishin replikat e saj me kryekriminelin e gjakderdhjes dhe betimi se në duar të tij do të binte vetëm e copëtuar, duke i kërkuar me insistim madje, që ta thernin pa hezitim në çast.
(vijon nga numri i kaluar)
Zonja Zeqije, ju thatë se pasi patë masakrën e filluar në qytetin ku jetonit, nuk vonoi dhe përfunduat në burgun e improvizuar posaçërisht për gratë çame, gjë për të cilën ishte përshtatur kati i dytë i stacionit të policisë së qytetit. Mund ta kujtojmë edhe një herë me pak fjalë momentin e përfundimit tuaj në burg, për të rikujtuar lexuesin, me qëllim që të vijojmë vazhdimësinë e subjektit? Si erdha nga shtëpia e kunatës sime, që e kisha ndërkohë dhe vajzën e hallës, e cila sa ishte djegur e gjallë nga katilët që e kishin lyer me benzinë dhe i kishin vënë flakën në sy të fëmijëve të mitur, u ktheva pa frymë dhe e mpirë në shtëpi. Isha shndërruar në një qenie pa jetë, që më lëviznin vetëm këmbët instiktivisht. Në oborr të shtëpisë gjeta vrasësin e vëllait tim dhe të dy vëllezërve të burrit, i cili një vit më parë i kishte masakruar në mal ku rrinin me bagëti. Ai quhej Vasillaq Kureta. Në oborr rrinte me disa mjekroshë të shëmtuar, që nuk të jepnin as një ndjesi njerëzore veçse ngjasinë e kafshës, siç kishin edhe shpirtin. Sa më pa që hyra në oborr, Vasillaqi foli me qesëndi dhe me një kapadaillëk të pështyrë: “ O, o, … ja na erdhi dhe madama e Taho Nures. Pa hajde këtu, se nuk kam lënë vend pa të kërkuar… . Po atë trimin ku e ke, apo të ka lënë vetëm? (E kishte fjalën për burrin tim). Hajde nisu para për në komandë”, dhe pas kësaj nuk ma bënë të gjatë por më vunë përpara. Shyqyr që s’më vunë dhe këta kusht që të kisha flori, se e kisha vdekjen e sigurtë pastaj. “Hajde me ne”, – tha Vasillaqi. Rrugës kur ecte ndeshej me komitë mjekroshë të cilët i thonin “Ta gëzosh”, ndërkohë që ai ua kthente me “faleminderit”. Në fund më çoi në Polici, ku kati i dytë ishte kthyer në burg për çamet. Më la aty dhe iku. Kështu, pas dy ditëve me ankth, kur kisha parë dhjetëra vdekje dhe tortura dhe kur në shtëpi nuk më ngeli më asnjë leckë, përfundova në burg. Aty, ndërsa rrinim në katin e dytë dëgjonim torturat dhe tmerret e burrave që i vrisnin në katin e parë apo në bodrume. Vetëm thirrje dhe ulërima dëgjoje: “Ooooooo”. Në qeli ishte dhe një grek, që e kishin futur aty vetëm se simpatizonte shqiptarët dhe Shqipërinë. Atë vetëm për këtë gjë e copëtuan, pra e vranë fare.
E pushkatuan grekun që mbrojti shqiptarët?
Kjo ndodhi sa shkova unë në burg. Aty kishte rreth 400 gra dhe fëmijë. Por kishte dhe shumë burra në bodrume, të cilët torturoheshin aq shumë sa që u vinte klithma e dhimbshme deri në katin e dytë ku më çuan mua. Atje më ra në sy dhe një burrë grek, të cilin e njihja prej kohësh dhe që quhej Spiro Çallu. Atë të shkretin e kishin futur aty vetëm se ishte simpatizant i Shqipërisë. Ç’të shihje si e kishin bërë Spiron e gjorë. Dukej si shajak i zi nga torturat, pasi s’i kishte mbetur më gjak në fytyrë. Megjithatë, ai sado që kishte kaluar aq shumë, mori forca sa t’iu thoshte: “Rroftë Shqipëria!”. Por, pas kësaj nuk do të vononte që njëri nga ata, që mbahej si “kapoja” i burgut, të nxirrte pistoletën dhe ta qëllonte mu para syve tanë. Ndërkohë, nga gra që vazhdonin të sillnin në burg pas meje mësuam se te shkolla po bëhej nami. Në dhomat e torturave të saj po vdisnin të gjithë burrat që kapeshin rrugëve apo rrëzave të shtëpive të tyre. Këtyre masakrimeve nuk u kishin shpëtuar as gratë dhe fëmijët. Megjithëse unë dëgjoja për gjithë këto, rrija si e mpirë dhe nuk më bënin shumë përshtypje, por mendja më rrinte te ajo çfarë kisha parë te ime kunatë në mëngjesin e asaj dite, kur, siç ta tregova më parë, e dogjën të gjallë para fëmijëve të saj të vegjël. Por kujtoja edhe vendet që mësova se ishin kthyer burgje për tortura dhe vrasje. Madje, mësova nga ata që erdhën më vonë aty, se disa shtëpi ishin kthyer në burgje dhe vende torturash, që më mirë mund të thuash që i kishin kthyer në thertore njerëzish.
Kishin caktuar vende të posaçme, ku u merrnin jetën njerëzve me tortura?
Si burg kishin sajuar shtëpinë e Sali Muhedinit, të cilin e kishin vrarë mes torturash te shkolla një ditë më parë, bashkë me dy djemtë e tij, Ferhatin dhe Nuhun, madje Nuhu ishte vetëm 22 vjeç dhe kishte veç një javë i martuar. Kështu kishin bërë me shumë shtëpi në Paramithi. I kishin kthyer në burgje ku izolonin gratë çame, pasi burrat i torturonin dhe i vrisnin. Ndërsa si vend torturash përdornin shkollën, në të cilën lanë jetën shumë e shumë, jo vetëm burra por edhe djem shumë të rinj. Çfarë torture nuk u pa e nuk u provua brenda dhe jashtë atyre mureve! Të gjitha i di vetëm ai lart, se po t’i tregosh tani siç bëj unë, nuk t’i beson njeri.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(m.a/GSH/BalkanWeb)