Zeqine Sollaku shkarkohet nga trupi gjykues për Ndrea Prendin
Share
Gjyqtarja Zeqine Sollaku është përjashtuar nga trupi gjykues për rishikimin e masës së sigurisë së Ndrea Prendit në Gjykatën e Apelit. Kërkesa është bërë nga ana e avokatëve mbrojtës të Prendit, para fillimit të seancës gjyqësore.
Avokatët kanë kërkuar përjashtimin e Zeqinesë, duke qenë se bashkëshorti i saj, Theodhori Sollaku, gjatë kohës që ka qenë kryeprokuror, ka pasur një konflikt me Ndrea Prendin.
Kërkesa e avokatëve është marrë parasysh nga gjykata, e cila disa orë më vonë ka shqyrtuar kërkesë e prokurorisë për rivlerësimin e masës së Ndrea Prendit, duke e lënë atë sërish në shtëpi.