Zëri: Kemi prova për akuzat ndaj Shkëlzen Berishës
Pas mohimit te akuzave te publikuara nga gazeta Zëri, nga ana e djalit te kryeministrit Shkelzen Berisha, kryeredaktori i te përditshmes kosovare ka deklaruar se gjithçka është shkruar ne këtë te përditshme është e bazuara ne fakte e dokumente. Sipas zotit Gashi, informacionet e publikuara për një takim te Shkelzen Berishes dhe biznesmenit serb Vuk Hamovic ne Vjene, nuk kane qëllime politike, ndërsa shton se lajmi është i konfirmuar ne disa burime. Zoti Gashi ka deklaruar se gazeta Zëri do te vijoje te publikoje dokumente te tjerë deri ne zgjidhjen e projektit Shqipëri-Kosove. Ai thekson se duhet ndërmarre një hetim i pavarur për zbardhjen e kësaj çështjeje. Te hënën gazeta Zëri publikoi disa fakte dhe korrespondenca qe shpjegonin arsyet e bllokimit te projektit për ndërtimin e linjës 40 kw te interkonjeksionit, për llogari favorizimi te kompanive serbe ne këtë fushe. Ne këtë shkrim përfshihej dhe djali i kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha, i përmendur si person qe kishte lobuar për bllokimin e projektit te interkonjeksionit./Vizion Plus