Zoti Berisha, po austriakëve pse ia dhe parlamentin e ri më shtrenjtë?
Kryeministri Berisha doli sot ne konference me gazetaret per tu dukur patriot. Në fakt ra brenda me këmbët e veta sepse bëri gjermanet e bankës KFË si mafioze dhe mbrojti kompaninë serbe si me ofertën më të ulët me 30 përqind. Sigurisht qe ky është mashtrim, sepse vetë Berisha e legalizoi tenderin fillimisht dhe më tej u kujtua se i duhej Fazlliçit. Por sot tha se ishte me shtrenjte projekti i kroateve e donatorit.
Mirëpo harroi se vetëm një muaj më parë na foli për projektin e parlamentit të ri që po ndërton. Anuloi dhe stëranuloi kontratat dhe tenderat, mblodhi e stërmblodhi komitete medemek për të zgjedhur projektin më të lirë. Në fund tha se projekti austriak është fitues, edhe pse gati dyfish me i shtrenjte. Edhe kur Bode shtrëngonte dhëmbët, Berisha justifikohej se ia vlente një parlament modern, duhet ta realizonin me dhimbje. Po kështu Berishës nuk iu dhimbsën as 500 milionë euro të hedhura ne erë në tunelin Kalimash-Rrëshen, apo rruga Durrës-Kukës.
Nisi me 420 milionë, u bë me 600 milionë sipas pretendimit të ish Ministrit Lulzim Basha dhe përfundoi me 1,3 miliardë euro. Por asnjë prej gazetarëve nuk arriti ta pyeste, jo sepse nuk dinin, por sepse ashtu i kanë përzgjedhur punëdhënësit Militantë dhe të paaftë.
*AMA NEWS