E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëri: Korrupsioni po thellohet në Kosovë

Korrupsioni, foto arkiv

Në një artikull gazeta Zëri shkruan se, niveli i korrupsionit po i lëshon rrënjët thellë në Kosovë, dhe nuk po bëjnë punë as dhjetëra mekanizma që janë krijuar për të luftuar këtë fenomen.

Shumë task-forca, agjenci e këshilla kanë krijuar institucionet shtetërore të vendit për të luftuar korrupsionin, por megjithatë Kosova vazhdon të mbetet në listën e vendeve me nivel të lartë të korrupsionit.

Madje, disa nga analistët konsiderojnë se korrupsioni ka metastazuar në të gjitha poret e funksionimit të shtetit, shkruan Zëri.

Ndërsa, numri kaq i madh i mekanizmave antikorrupsion, vlerësohet se është bërë në mënyrë të qëllimshme, për të krijuar mjegull dhe askush të mos bartë përgjegjësinë.

Qeveria e Kosovës ka krijuar një task-forcë, Prokuroria e Shtetit një tjetër…etj, dhe së fundi u pa e nevojshme që edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ta themelojë Këshillin Antikorrupsion, theksohet në artikull.

Që të gjitha këto institucione shtetërore të Kosovës, kush më shumë e kush më pak, për detyrë kanë luftën kundër korrupsionit, por  asgjë nuk po arrijnë që të bëjnë, shkruan Zëri.

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›