Aeroplani merr flakë, 5 viktima në Bosnje
Një aeroplan i vogël sportiv, është përfshirë në flakë në Banjaluka të Bosnjë-Hercegovinës, duke lënë të vdekur pesë personat që ishin në bord.
Lajmi konfirmohet nga zëdhënësja e policisë së Banjalukës, Mirna Soja. Aeroplani është përfshirë nga flakët, sapo ishte ngritur nga një pistë e vogël në Banjaluka.
Zyrtarja e policisë nuk ka dhënë më shumë hollësi, përveç se ka shtuar se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se hetimet po vazhdojnë. / Kosovapress