Zeri i Atdheut albumi i ri i dirigjentes Suzana Turku

Dirigjentja Suzana Turku ka promovuar dy CD me Kenge Patriotike " Zëri i Atdheut", interpretuar nga grupi "Arbër”.
Ndërkohë që Turku thotë se ndihet e lumtur që në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë i bën dhuratë publikut këtë CD me një buqetë këngësh patriotike por e rëndësishme është përçimi i traditës te brezi i ri.
Në ceremoninë e promovimit morën pjesë personalitete të shquara në vend si Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, politikan , miq artistë të cilët vlerësuan kontributin e mjeshtres Turku në fushën e muzikës.
Në këtë CD janë përmbledhur 31 këngë të cilat janë fryt i një pune disa vjeçare e artistes të cilat i prezantoi në një formë të veçantë.