E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi Reforma zgjedhore deri me 12 korrik

Riaktivizohet me vendim të Kuvendit Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore. Me 117 vota pro dhe një abstenim Kuvendi ka votuar për shtyrjen e afatit të punës së këtij komisioni deri në datën 12 korrik.

Palët rinisin dhe një herë përpjekjet për të arritur në kompletimin e kësaj reforme një ndër kritet kryesore për t’u përmbushur që Shqipëria të mund të përfitojë statusin e vendit kandidat.

Reforma zgjedhore pothuajse është përmbyllur, por mbeten si çështje të nxehta në diskutim përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Numërimi dhe Ankimimet. Në reformën zgjedhore palët kanë rënë dakord që pjesa dërrmuese e vendimve të merren me shumicë 5: 2, por në paradoks me këtë socialistët kanë kërkuar që nëse dy anëtarë do të kërkojnë hapjen e materialeve zgjedhore ajo ndodh automatikisht, cka mazhoranca e ka kundërshtuar si një hapa që do të dëmtonte të gjiothë procesin dhe në kundërvënie me vendimin e gjykatës. Veç reformës zgjedhore politika ka dhe dy çështje të tjera për të përmbyllur, reformën parlamentare dhe Kufizimin e imunitetit të deputetëve. Politika mbylli një çështje të rëndësishme sic ishte zgjedhja e Presidentit të Republikës, në nëj process kushtetues dhe të nëgociiyuar gjërësiht, Tashmë ajo duhet të fokusohet në atë cfarë është dhe axhenda zyrtare për të marrë statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›