Zero vota në QV një dukuri që politika e njeh mirë
16/03/2010 Në zgjedhjet e 28 qershorit PD-ja në disa zona nuk mori asnjë votë
Prej shumë kohësh kolegë të ndryshëm, por dhe përfaqësues të politikës vazhdojnë të përfshihen në debatin mbi standardin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Edhe pse raporti përfundimtar i OSCE–ODHIR-it, si i vetmi gjykim ekspertësh të pavarur (pranuar kjo jo vetëm nga palët në Shqipëri, por nga të gjitha vendet që janë anëtare të këtij organizmi) e ka dhënë verdiktin e tij në lidhje me standardet e arritura në këtë proces zgjedhor, opozita vazhdon pretendimet për një proces jo të rregullt, madje akuzon dhe për manipulime. Në vazhdën e argumenteve të saj në lidhje me këto parregullsi, në javët e fundit po i mëshohet jo vetëm rastit të votimit në komunën Ruzhdie, por dhe faktit se në shumë qendra votimi rezulton se Partia Socialiste ka zero vota. Duke e konsideruar këtë si një provë të pakundërshtueshme të manipulimeve, përfaqësues të opozitës, por dhe simpatizantë të saj, shprehin bindjen se ky fakt është një provë e qartë për parregullsitë e procesit të numërimit të votave. Në pamje të parë duket se pala e dëmtuar ka të drejtë, pasi në rastin më të mirë shtrohet pyetja: po komisionerët e partive respektive nuk kanë votuar? Në rast se kanë votuar, ç’u bë me këto vota? Janë pyetje që lindin me të drejtë dhe shumë natyrshëm. Duke dashur të krijoj një ide sa më të qartë dhe të pavarur, pavarësisht nga pretendimet e palëve, fillova të kërkoj rezultatet e votimeve në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (të dhëna që pasqyrohen dhe në Buletinin e Zgjedhjeve, botuar së fundi nga ky institucion). Duke parë me kujdes rezultatet e çdo qendre votimi, kushdo mund të konstatojë lehtësisht se pavarësisht pretendimeve mbi një numër të madh të QV-ve më zero vota për PS-në, konstaton se janë vetëm 10 qendra votimi në të gjithë vendin ku shënohet ky rezultat. Por vihet re gjithashtu se nuk e vuan vetëm Partia Socialiste këtë fenomen, pasi edhe Partia Demokratike rezulton se ka zero vota në 7 QV në të gjithë vendin.
Tabela me rezultatet zero në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit
Të dhëna për QV-të ku PD ka pasur zero vota
Nr. QARKU ZAZ BASHKI_KOMUNE QV
1 BERAT 4 KOMUNA LESHNJË 3569
2 BERAT 2 KOMUNA TËRPAN 3374
3 GJIROKASTËR 26 KOMUNA LOPËS 4364
4 KORÇË 29 KOMUNA VITHKUQ 4112
5 KUKËS 36 KOMUNA MARGEGAJ 0502
6 GJIROKASTËR 25 KOMUNA ZAGORIE 4338
7 TIRANË 58 KOMUNA ZALL-BASTAR 1673
Të dhëna për QV-të ku PS ka pasur zero vota
Nr. QARKU ZAZ BASHKI_KOMUNE QV
1 DIBËR 7 KOMUNA OSTREN 1054
2 KUKËS 35 KOMUNA GOLAJ 0555
3 TIRANË 53 NJËSIA BASHKIAKE 9, TIRANË 1968
4 SHKODËR 44 KOMUNA SHKREL 0075
5 TIRANË 56 BASHKIA KAMËZ 1598
6 VLORË 65 KOMUNA MARKAT 4725
7 KUKËS 36 KOMUNA BYTYÇ 0458
8 SHKODËR 42 KOMUNA VIG-MNELË 0186
9 SHKODËR 42 KOMUNA VIG-MNELË 0187
10 GJIROKASTËR 26 KOMUNA BUZ 3390
Sikundër duket qartë dhe në tabelë, të dyja forcat më të mëdha politike në vend shënojnë një numër të barabartë qendrash votimi me zero vota. Gjithashtu, po të vëresh me kujdes dhe paanësi, konstaton se si PS-ja, ashtu dhe PD-ja kanë pasur kontrollin e KZAZ-ve, që kanë certifikuar këto rezultate. P.sh., QV me zero vota për PS-në si: 1054 (ZAZ 7, komuna Ostren, Dibër), 0555 (ZAZ35, komuna Golaj, Kukës), 1968 (ZAZ 53, njësia bashkiake nr. 9, Tiranë), 4725 (ZAZ 65, komuna Markat, Vlorë), rezultojnë se janë shqyrtuar dhe certifikuar nga KZAZ ku Partia Socialiste ka pasur shumicën. Pavarësisht nga kjo, ata kanë pranuar pas asnjë kundërshtim këto rezultate. Po kështu, nëse shohim më vëmendje tabelën me QV-të ku PD-ja ka zero vota, konstaton se QV-të 3374 (ZAZ 2, komuna Tërpan, Berat), QV 3569 (ZAZ 4, komuna Leshnjë, Berat), QV 4364 (ZAZ 26, komuna Lopës, Gjirokastër), QV 0502 (ZAZ 36, komuna Margegaj, Kukës) dhe QV 1673 (ZAZ 58, komuna Zall-Bastar, Tiranë) bëjnë pjesë në zonat ku shumicën e KZAZ-ve e ka pasur vetë PD-ja. Dhe në këtë rast komisionerët e PD-së nuk kanë shprehur kundërshti për rezultatin e dalë në këto qendra votimi.
Pra, sikundër konstatohet lehtësisht, ky fenomen shfaqet thuajse në numër të barabartë për të dyja partitë më të mëdha në vend (dhe jo vetëm për partitë më të vogla politike, sikundër pretendohet), por edhe në shtrirje territoriale gjeografike, nga Veriu në Jug. Gjithashtu më duhet të saktësoj edhe një herë se në rang vendi janë vetëm 17 qendra votimi me rezultat zero për dy partitë më të mëdha në vend, nga të cilat PS-ja ka 10 qendra votimi, ndërsa PD-ja 7 qendra votimi. Druhem të jap komentin tim personal, pasi qëllimi në këtë shkrim është të jap një pasqyrë të saktë të fakteve referuar të dhënave zyrtare, që kushdo mund t’i gjejë lehtësisht në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së apo dhe në Buletinin e Zgjedhjeve
Zero vota - një risi apo fenomen i prekshëm në zgjedhje?
Në fakt, edhe pse fenomenit “zero vota” po i referohen shumë kohët e fundit, konsultimi i të dhënave që pasqyrohen si në faqen e internetit të KQZ-së, ashtu dhe në Buletinin e Zgjedhjeve që publikon institucioni tregojnë qartë se jo vetëm ka ekzistuar në zgjedhjet e mëparshme, por edhe vetë partitë politike e njohin mirë këtë problem (në heshtje madje dhe e kanë pranuar). Por sa normal apo sa i pastër mund të konsiderohet ky fakt?
Edhe pse paradoksal, ky fenomen është prezent dhe i vërtetuar edhe në sallën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sikundër dihet, në zgjedhjet lokale të vitit 2007, për arsye nga më të ndryshmet, KQZ-ja u detyrua të shndërrohej në KZQV (me kodin aktual zgjedhor KZAZ) dhe të numëronte votat e zonave të ndryshme, ku procesi i numërimit nuk u krye. Për shembull, rasti i votimit në komunën e Lurës, ku KQZ-ja, për të mos lejuar prishjen e procesit, i cili u zhvillua për të dytën herë, u detyrua të tërhiqte bazën materiale zgjedhore në përfundim të procesit të votimit dhe ta bënte këtë procedurë në sallën e saj të mbledhjeve. Nëse shohim më vëmendje tabelat e rezultateve të përpiluara nga administrata e KQZ-së, konstaton mjaft raste ku të dy partitë e mëdha, pra PS-ja dhe PD-ja, nuk kanë asnjë votë. Madje as votat e komisionerëve të caktuar prej tyre. Po kështu konstaton se kandidati i propozuar nga koalicioni i majtë nuk ka asnjë votë në disa qendra votimi, ndërkohë që kandidati i pavarur ka marrë votat e veta.
Tabelat me QV-të e Lurës
QV ku PD-ja ka zero vota si subjekt politik
Dibër Lurë QV 1206
Dibër Lurë QV 1208
Dibër Lurë QV 1209
Dibër Lurë QV 1211
QV ku PS-ja ka zero vota si subjekt politik
Dibër Lurë QV 1202
Dibër Lurë QV 1204
Dibër Lurë QV 1206
Dibër Lurë QV 1211
QV ku kandidati i PS-së ka zero vota
Dibër Lurë QV 1202
Dibër Lurë QV 1203
Dibër Lurë QV 1204
Dibër Lurë QV 1205
Dibër Lurë QV 1206
Dibër Lurë QV 1207
Dibër Lurë QV 1208
Dibër Lurë QV 1209
Dibër Lurë QV 1210
Dibër Lurë QV 1211
Ndërkohë që me rezultat zero në këto zgjedhje gjithmonë në rastet kur vlerësimi është bërë dhe në KQZ, rezulton kandidati i PD-së në Bushat.
Shkodër Bushat 145
Shkodër Bushat 149
Shkodër Bushat 153
Shkodër Bushat 156
Shkodër Bushat 160
Shkodër Bushat 163
Shkodër Bushat 212
Shkodër Bushat 213
Vlen të theksohet se këto të dhëna nuk janë marrë nga vendet normale të numërimit, por të dhëna që kanë dalë pas numërimit të kutive të votimit apo shqyrtimit për arsye të ndryshme nga vetë administrata e KQZ-së. Parë në këtë kontekst, askush nuk mund të vërë në dyshim fenomenin në fjalë dhe po kështu askush nuk mund të vërë në dyshim saktësinë e administratës së KQZ-së. Në realitet, edhe pse shifrat tregojnë dhe nuk “komentojnë”, rastet e sipërpërmendura faktojnë pa asnjë mëdyshje se dhe vetë subjektet e mëdha politike nuk arrijnë të marrin as votat e komisionerëve të emëruar nga vetë ato në zona të veçanta. Votat “firojnë” jo vetëm në rastet e votimit në kontekstin proporcional, por dhe për vetë kandidatët e propozuar si nga PD-ja (rasti i Bushatit) apo PS-ja (rasti i Lurës). Po kështu konstaton se dhe në rastin e komunës Qendër Vlorë se në katër qendra votimi, kandidati i propozuar nga koalicioni i majtë kishte zero vota.
Vlorë Qendër-Vlorë 4414
Vlorë Qendër-Vlorë 4421
Vlore Qendër-Vlorë 4422
Vlorë Qendër-Vlorë 4426
Si rezultat i kërkesës ankimore u mor në shqyrtim dhe u rivlerësua në KQZ e Qendër Vlorë. Në fund të shqyrtimit u konstatua se kandidati nuk kishte asnjë votë në këtë qendër votimi. Kërkesa ankimore nuk u mor parasysh.
Zero vota, një fenomen në rrudhje
Të dhënat mbi rezultatet e zgjedhjeve bëjnë të qartë se nga zgjedhjet në zgjedhje fenomeni “vota zero” sa vjen dhe minimizohet. Në rast se krahasojmë të dhënat e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 3 korrik 2005 me ato të zhvilluara më 28 qershor 2009, vihet re një ulje e ndjeshme e këtij fenomeni. Ndoshta dhe vetë thjeshtimi i mënyrë së votimit, si rezultat i ndryshimit të sistemit zgjedhor (nga maxhoritar i përzier në proporcional rajonal), pra votimi vetëm me një fletë votimi, ka pasur efektet e veta pozitive. Vlen të nënvizohet ky fakt, pasi specialistët besojnë se në rastin e fenomenit “zero vota” teorikisht ndikon dhe shpallja e fletës së votimit si e pavlefshme, për arsye që parashikon ligji. Në fakt, nëse bëjmë një krahasim mes dy raundeve zgjedhore, vëren se në zgjedhjet e vitit 2005 në total janë 54 qendra votimi me zero vota. Nga këto rezulton se PD-ja ka zero vota në 34 prej tyre, ndërsa PS-ja në 18.

Nr. Zona Qarku Bashki-komuna QV
1 Zona 002 Shkodër Temal 0140
2 Zona 007 Shkodër Bushat 0157
3 Zona 010 Kukës Bytyç 0458
4 zona 014 Lezhë Kolsh 0728
5 Zona 041 Tiranë NJB 1 16871
6 Zona 046 Tiranë Shëngjergj 1654
7 Zona 075 Berat Roshnik 3452
8 Zona 075 Berat Roshnik 3455
9 Zona 076 Berat Kozare 3496
10 Zona 077 Berat Tërpan 3374
11 Zona 079 Berat Çepan 3547
12 Zona 079 Berat Çepan 3548
13 Zona 079 Berat Potom 3588
14 Zona 079 Berat Potom 3591
15 Zona 088 Korçë Lekas 3721
16 Zona 092 Gjirokastër Antigone 4267
17 Zona 092 Gjirokastër Drop.Poshtëm 4271
18 Zona 092 Gjirokastër Drop.Sipërm 4290
19 Zona 092 Gjirokastër Drop.Sipërm 4292
20 Zona 092 Gjirokastër Drop.Sipërm 4296
21 Zona 092 Gjirokastër Odrie 4317
22 Zona 092 Gjirokastër Qendër Libohovë 4334
23 Zona 100 Vlorë Mesopotam 4636
24 Zona 100 Vlorë Mesopotam 4637
25 Zona 100 Vlorë Mesopotam 4638
26 Zona 100 Vlorë Mesopotam 4640
27 Zona 100 Vlorë Mesopotam 4643
28 Zona 100 Vlorë Mesopotam 4644
29 Zona 100 Vlorë Mesopotam 4646
30 Zona 100 Vlorë Dhivër 4700
31 Zona 100 Vlorë Dhivër 4704
32 Zona 100 Vlorë Dhivër 4705
33 Zona 100 Vlorë Livadhja 4712
34 Zona 100 Vlorë Livadhja 4715

1 Zona 006 Shkodër Bërdicë 0221
2 Zona 009 Shkodër Blerim 0350
3 Zona 011 Kukës Fajza 0533
4 Zona 023 Krujë Krujë 1280
5 Zona 071 Fier Frakull 3159
6 Zona 090 Gjirokastër Gjirokastër 4260
7 Zona 091 Gjirokastër Lopës 4364
8 Zona 098 Vlorë Lukovë 4564
9 Zona 098 Vlorë Lukovë 4565
10 Zona 098 Vlorë Lukovë 4567
11 Zona 098 Vlorë Lukovë 4568
12 Zona 098 Vlorë Delvinë 4620
13 Zona 098 Vlorë Delvinë 4624
14 Zona 098 Vlorë Finiq 46261
15 Zona 098 Vlorë Finiq 4630
16 Zona 098 Vlorë Finiq 46311
17 Zona 098 Vlorë Vergo 4647
18 Zona 098 Vlorë Vergo 4650
Sikundër duket, numri i tyre në krahasim më zgjedhjet e qershorit 2009 është ulur ndjeshëm. Nga 52 në 17. Ndërkohë që në zgjedhjet vendore është e vështirë të bësh një parashikim të saktë, por ajo që dihet është se nr. i qendrave të votimit me zero vota është shumë herë më i lartë se në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme. PD-ja rezulton me zero vota në 162 qendra votimi (të marra së bashku për subjektin dhe kandidatët e propozuar prej saj), ndërsa PS-ja në rezulton me zero vota në 194 qendra votimi (të marra së bashku për subjektin dhe kandidatët e propozuar prej saj). Mbi të gjitha, një gjë është shumë e qartë: kjo dukuri jo vetëm nuk është e re në zgjedhje, por është një dukuri që dhe vetë partitë e njohin mirë dhe madje duken të ambientuara me të. Ky konkluzion, edhe pse aspak absolut, del natyrshëm kur konstaton se kërkesat ankimore bazuar vetëm në këtë argument ose nuk janë pranuar nga KQZ-ja, ose as vetë partitë nuk e kanë hedhur këtë hap.