Arrestohet përkthyesja, mashtroi 3 shtetas
16/03/2010 U premtoi vizë italiane, e denoncuan më pas për mashtrim
Vendimi nga gjykata e Durrësit u dha që në 2008-n, u prangos dje
Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasen Arlinda Baroti pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria lidhur me një vendim të mbetur pezull për gjyqësorin. 38-vjeçarja e lindur dhe banuese në Plazh është bërë objekt i drejtësisë disa vite më parë, ndërkohë që seancat e gjykimit të saj janë zhvilluar në mungesë të të akuzuarës. Shtetasja Arlinda Baroti punësuar në një studio përkthimi në Tiranë, është përballur dje në mëngjes me efektivat e policisë, të cilët e kanë shoqëruar në qelitë e izolimit. Përkthyeses i është bërë e ditur arsyeja e arrestimit, si dhe pasi i është lënë një kopje vendimi gjyqësori në dorë, është transportuar për në Tiranë ku do të vuajë dënimin me burg. Baroti, sipas policisë, ka pasur dijeni për vendimin e gjykatës, por i është shmangur drejtësisë duke mos e apeluar dënimin që togat e zeza kanë dhënë për Barotin, e cila do të vuajë 3 vite prapa qelive për mashtrim. Kjo shtetase është dënuar nga gjykata e rrethit gjyqësor në Durrës me 3 vite burg më datë 10 dhjetor 2008 për veprën penale të mashtrimit me më shumë se një herë. Nisur nga deklarimi zyrtar i policisë së shtetit, 38-vjeçarja Arlinda Baroti, e divorcuar, me banim në Plazhin e Durrësit është denoncuar nga tre shtetas. Përkthyesja Baroti mësohet se u ka marrë shuma të konsideruara parash denoncuesve, të cilëve u ka premtuar vizë për Itali. Policia ka bërë të ditur se Baroti ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme para nga personat që kanë qenë të interesuar të dërgojnë pjesëtarë të familjes në Itali për t’i bashkuar me pjesën tjetër të familjes. Konkretisht thuhet se ka përfituar në dy raste nga 2000 euro dhe në një rast 2500 euro nga personat e interesuar, të cilët e kanë denoncuar pasi nuk kanë marrë as vizë dhe as paratë e dhëna me kusht. Mashtrimi i përkthyeses ka zgjatur disa muaj deri sa familjarët janë bindur se janë gënjyer në mënyrë të qëllimtë nga Baroti. Gruaja e divorcuar, e cila jeton me fëmijën e saj në një apartament në Plazh, ka mbajtur qëndrim indiferent ndaj 3 shtetasve. Dy prej shtetasve që kanë bërë kallëzimin penal kanë dhënë para për të dërguar nuset e djemve për bashkim familjar në Itali, kurse i treti për të dërguar përtej detit mbesën. Fakti se Baroti është prezantuar si përkthyese ka mundur të bindë personat, të cilët nuk kanë kundërshtuar të paguajnë për të përfituar një vizë italiane. Por edhe pse kanë kaluar disa muaj asgjë nuk ka ndryshuar, ndërsa paratë ishin parapaguar. Denoncimi ka detyruar gjykatën të nisë shqyrtimin e padisë dhe më datë 10 dhjetor 2008 togat e zeza e kanë shpallur fajtore përkthyesen mashtruese. Për këtë arsye ajo është dënuar për mashtrim me më shumë se një herë dhe është dënuar me 3 vite heqje lirie. E divorcuara duke përfituar edhe nga statusi i saj dhe i fëmijës i është shmangur drejtësisë, ndërsa prokurori është kujtuar të veprojë afro 14 muaj me vonese.