E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonfigurimi i KQZ BE e OSBE Qendrimin e deklarojme pas shqyrtimit te bazes ligjore

Ambasadori i OSBE-se në Tiranë Eugen Volfarth reagoi pas vendimit te Komisionit të Ligjeve për lirimin nga detyra të anëtarit të LSI në KQZ. Volfarth tha se detyra e antarëve të KQZ nuk është politike. "Do te kërkojmë sqarim mbi bazën ligjore për këtë vendim. Çdo vendim i mëtejshëm të merret me kujdes dhe me konsensus. Çdo hap që merret në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duhet të jetë i bazuar në ligj” - tha Volfarth. 
Ndërsa Ambasadori i BE, ne Tirane Etore Sekui tha se është ende herët për të folur por garantoi se do ta shqyrtojë këtë çështje. “Pasi ta shqyrtojmë do të mbajmë një qëndrim” – deklaroi Sekui.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›